Shembet skela e pallatit në Tiranë, plagosen 5 punëtorë! 2 të tjerë nën rrënoja!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku pesë punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej. Ngjarja është rregjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.

Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e saj, ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë punonjësi.

Ka qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Bëhet e ditur se dy punonjës kanë mbetur ende nën rrënoja. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, e cila ka bërë të mundur transportin e tre punonjësve në spital, të cilët mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë pasi kanë marrë plagë të shumta në trup, ndërkohë për dy të tjerët po punohet për nxjerrjen e tyre nga rrënojat. Bëhet e ditur se ata janë gjallë pasi policia është në kontakt me ta, ku po bëhet e mundur nxjerrja e tyre nga rrënojat.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike, duke vënë edhe një herë në pah mungesën e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës.