TË FUNDIT

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur, djali zbulon arsyen e trishtë

Një lajm i trishtë është ai i ndarjes nga jetë të shkrimtares së njohur amerikane Anne Rice. Lajmi është njoftuar nga djali i saj Christopher Rice, i cili ka thënë se Anne ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare si pasojë e disa komplikimeve të shkaktuara nga disa goditje në tru.

Rice shkori romane për shtrigat dhe vampirët, por edhe libra erotike ndërsa vitet e fundit tekste historike-fetare.

Romani i saj i parë dhe më i famshmi është ‘Intervista me vampirin’ i cili doli në treg në vitin 1976 dhe në vitin 1994 u realizua një film me të njëjtin emra me aktorët më të njohur si Brad Pitt, Tom Cruise dhe Antonio Banderas. Për momentin është në punë edhe një serial i bazuar në romanin, i cili pritet të dalë në vitin 2022 për televizionin kabllor amerikan nëpërmjet AMC.

Rice njihet dhe si shkrimtarja që ka shitur më shumë libra, më shumë se njëqind milionë kopje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat