Një lajm i hidhur është ai i ndarjes nga jeta të Lindita Musaraj Aliçka. Bëhet me dije se Lindita, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare si pasojë e COVID në një spital në Gjermani, një muaj pas të ëmës Ervehe Musaraj që u shua po nga Covid 19 në moshën 95-vjeçare.
Ajo është vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj dhe bashkëshortja e shkrimtarit Ylljet Aliçka.

