TË FUNDIT

Lajm i keq/ Nxënësit e helmuar në Postribë përkeqësohen, rikthehen në…

Përkeqësohet situata e nxënësve të helmuar ne shkollën “Adem Haxhija” të Postribës. 6 prej nxënësve janë rikthyer në urgjencë dhe sipas rrëfimit të prindërve, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar me dhimbje barku dhe të vjella.Prindërit hedhin akuza se fëmijët e tyre janë helmuar për shkak të ushqimit që kanë konsumuar gjatë pushimit të madh në një Fast-Food që ndodhet përpara shkollës.

Ndërsa Drejtoria i Shëndetit Publik ka dyshime se mund të ketë ndodhur edhe nga uji. Por prindërit janë përplasur në një debat me përfaqësuesen e ISHP-së në Shkodër jashtë ambienteve të shkollës teksa ajo deklaronte për mediat se janë marrë mostra uji për të parë më tej rezultatet. Një prind tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme me ujin në zonën e Postribës, dhe sa herë që janë bërë analizat, ka rezultuar i pastër.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat