TË FUNDIT

Lajm i mrekullueshëm, Gjermania njeh patentat shqiptare

Patenta shqiptare tashmë do të njihet edhe në Gjermani. Lajmi u njoftua nga kryeministri Edi Rama përmes një videoje në rrjete sociale, ku Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.

Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat