TË FUNDIT

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta parakohe poeti i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta poeti i njohur Arben Duka. Ai ka mbyllur sytë në moshën 65-vjeçare prej problemeve të rënda shëndetësore.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Aleksandër Çipa, që përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat