fbpx

“Lajme nga ‘opozita’ e vërtetë”. Gazment Bardhi ironizon Sali Berishën

bardhi.jpg

Pas publikimit të fotove nga Floriana Garo të Sali Berishës në zyrën e re të PD, ka ardhur dhe reagimi i Gazment Bardhit.

“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”, shkruan Bardhi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303