TË FUNDIT

Lajme të shkëlqyera nga infektivi, ja ç’po ndodh me pacientin zero

Lajme shumë të mira na vijnë nga infektivi.  Mësohet se pacienti i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri është drejt shërimit. Lajmi bëhet publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një reagim në Facebook, Manastrliu bën me dije se pacientit i është bërë sot tamponi dhe ka rezultuar nëgativ dhe më tej shton se kemi të bëjmë me kontaktin e parë të pacientit zero që u identifikuar me COVID-19 në vendin tonë.

Po ashtu kreu i Shëndetësisë shton se do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit.  “Lajm i mirë🙏🏼 Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19 Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅ Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit! #Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat