TË FUNDIT

Lajmi fals për tërmetin/ Pas ‘Washington Post’, një tjetër media e huaj shkruan për ngjarjen

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, ‘Associated Press’ ka publikuar një artikull lidhur me lajmin e rremë për tërmet mbrëmjen e djeshme në Shqipëri.

Disa portale dhanë këtë lajm ‘fake’, e cila pasoi me panik dhe terror te qytetarët duke braktisur banesat e tyre për të dalë në qiell të hapur.

Në shkrimin e prestigjiozes thuhet shumë njerëz dolën me vrap dhe shumë makina shkaktuan trafik.

Një pjesë e shkrimit:

Në kryeqytet njerëzit dolën me vrap jashtë, mbrëmjen e së dielës nga frika e këtyre raportimeve. Shumë makina u parkuan përgjatë autostradës duke shkaktuar një kaos në trafik.

Të tjerë shkuan në stadium me valixhe të vogla ose qëndruan nëpër kafene orët e vona të natës. Tërmeti i së shtunës pasdite, me madhësi 5.8 sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri dhe sipas Anketës Gjeologjike të Sh.B.A-së dhe Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, dëmtoi rreth 915 ndërtesa. Shkollat fillore dhe të mesme qëndruan të mbyllura ditën e hënë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat