TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Aksident në Elbasan-Cërrik, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Mësohet se nga përplasja e një motori me një makinë, kanë mbetur të plagosur dy persona. Nga informacionet paraprake, raportohet se të plagosurit, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije, janë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat