Një aksident me një plagosur rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras, në Devoll.
Blutë e Korcës bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale V.H, banues në fshatin Sul, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar një 75-vjeçare me iniciale Gj. H.
Blutë e Korçës njoftojnë se drejtuesi i mjetit, V.H, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Më datë 29.10.2019, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras, shtetasi V.H, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit shtetasi V.H, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

