Lajmi fundit/ Flet sërish Prokurori Ndoja, ja ç’thotë për provat në makinë

Prokurori i plagosur, Arjan Ndoja, ka folur sërish për ngjarjen e rëndë.

Për gazetën Panorama, ai mohon që të jetë shprehur për çështjen e dosjeve që i janë gjetur në makinë.

Deklaratat e tij bënë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të kërkojë hetim disiplinor.

Sipas tij, nëse në makinë do kishte dosjet e vjedhura në Prokurorinë e Durrësit apo materialet e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, do e kishin arrestuar.

“Sa i përket atentatit, nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Arjan, ndoshta si prokuror po… Unë nuk mund të flas tani për detajet, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave. Nëse materialet e gjetura në makinën time do të ishin të një rëndësie të veçantë, që më implikonin mua, sot nuk do të isha këtu, pasi do më kishin arrestuar,” tha prokurori.