TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Gjykata jep vendimin, 21 vite burg për Izet Haxhinë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21-vite burg, ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 Shtator 1998.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se dënimin Haxhia do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Haxhia ka pretenduar vazhdimisht pafajësinë në lidhje me krimin e rëndë që do të trondiste politikën shqiptare

Vendimi i plotë: 

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat