Tre persona janë arrestuar pas grabitjes së postës në Krujë.
Policia e Krujës ka arrestuar dy ditë me parë në flagrancë shtetasin me iniciale B.P, 61 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private pranë postës së Krujës.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.
Shtetasi Besnik Parruca, banues në Durrës, nuk ka njoftuar Policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.
51-vjeçari ka deklaruar para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

