TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Hyn në fuqi Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e studentëve

Është publikuar në fletoren Zyrtare urdhri i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitrliu, që detyron vaksinimin e personelit të institucioneve arsimore dhe studentëve. Urdhri futet sot në fuqi.

Sipas urdhrit, personeli i institucioneve arsimore duhet të depozitojë pranë qendrës së punës dhe studentët pranë zyrave të përcaktuara nga IAL-të përkatëse, Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 nga e-Albania apo kartën e vaksinimit.

Për punonjësit e institucioneve arsimorë që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, do të kërkohet paraqitja, çdo javë, e testit PCR, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars–Cov-2.

Ndërkohë, studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11.10.2021.

Referuar urdhrit, institucionet arsimore duhet të identifikojnë personelin e institucionit arsimor dhe studentët që kanë depozituar Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit dhe të raportojnë pranë Institutit të Shëndetit Publik informacion mujor mbi identifikimin e kryer.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat