Presidenti Ilir Meta ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas informacioneve mësohet se mbledhja do të nisë në orën 16:00, dhe janë thirrur që të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e jashte Olta Xhaçka, ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.
Burime thonë se në fokus të mbledhjes së sotme të Metës, do të jetë situata e tensionuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

