Presidenti i Ukrainës ka dalë pak më parë me një tjetër postim në Twitter ku shpreh falenderimet për të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.
“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

