SPAK pritet që të kërkojë arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Kujtojmë se një muaj më parë Deputeti i PS-së, Alqi Bllako u mor në pyetje nga SPAK, në lidhje me çështjen për inceneratorët, në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhet në njoftimin e SPAK.

