fbpx

Lajmi i fundit/ Aksident masiv, përplasen 4 makina…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4.jpg

Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi” ku janë përplasur katër makina me njëra-tjetrën por e ka pësuar një qytetar që lëvizte me biçikletë, i cili është plagosur dhe është transportuar në spital.

Një makine tip “Benz” me targa AA821 NI i ka prerë rrugën një makine tjetër po tip “Benz” me targa AA710GC. Ky i fundit ka devijuar duke kaluar nga krahu i tjetër i rrugës dhe ka përplasur një qytetar i cili ishte duke kaluar me biçikletë.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Përplasja e makinave ka shkaktuar trafik dhe lëvizje të ngarkuar në qytet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303