Home Blog Page 12

“Izraelitët dinë çfarë zgjedhin”, Netanyahu premton mbështetje për Shqipërinë: Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë

0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi Shqipërinë si një nga vendet që, sipas tij, qëndron “në anën e duhur të historisë”, gjatë një seance të posaçme plenare në Knesset, të mbajtur në nder të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Netanyahu vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”.

Duke iu drejtuar Ramës si “mik i mirë”, Netanyahu theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë, si në nivel politik ashtu edhe personal.

“Miku im i mirë, kryeministri i Shqipërisë, mirë se erdhe në Izrael, mirë se erdhe në Jerusalem, kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit. Sot flamuri shqiptar valëvitet në rrugët e Jerusalemit. Është një pamje që ngroh zemrën.”

Netanyahu kujtoi se deri disa dekada më parë, një skenë e tillë do të kishte qenë e paimagjinueshme, ndërsa sot Shqipëria dhe Izraeli, sipas tij, janë më afër se kurrë.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të ngushta se kurrë, si në nivel politik, ashtu edhe në atë personal.”

Ai vlerësoi mbështetjen e hapur të Shqipërisë për Izraelin në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një qëndrim parimor përballë, sipas tij, dezinformimit dhe gënjeshtrave.

“Miqësia jonë shprehet në mbështetjen e hapur të Shqipërisë për Izraelin në forumet ndërkombëtare dhe në qëndrimin në anën e së vërtetës kundër gënjeshtrave që hidhen ndaj nesh.”

Gjatë fjalimit të tij, ai premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.

“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur”, tha Netanyahu.

LAJM I BUJSHËM/ “Mrekullia Schumaker”, legjenda e Formula 1 ngrihet nga shtrati

0

Pas 13 vitesh, më në fund duket se ka “dritë në fund të tunelit” për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Tabloidi britanik Daily Mail raportoi këtë të hënë se, pas 12 vjetësh nga aksidenti fatkeq duke bërë ski në Alpet Franceze, gjendja e Schumacher ka njohur një kthesë shumë pozitive. Gazetarët anglezë njoftuan se kampioni i madh gjerman ka lënë shtratin dhe është në gjendje të lëvizë me karrige me rrota.

7 herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të jetë nën kujdesin e familjes dhe një ekipi të tërë infermierësh, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë mbajtur hermetikisht situatën e tij shëndetësore.

Schumacher qëndroi për shumë vite në koma, ndërsa zgjimi i tij dhe tani lëvizja me karrige me rrota është një lajm i mrekullueshëm për dashamirësit e tij dhe për botën e sportit.

Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

0

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga zjarri në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë Qendrore.

Mediat greke kanë publikuar fotot e viktimave. E para është identifikuar si 42-vjeçarja Vasiliki Skampardoni nga Gardiki i Trikalës, nënë e dy fëmijëve dhe e njohur në komunitetin lokal.

Mes viktimave janë edhe 45-vjeçarja Elena Katsarou nga fshati Glinos dhe Stavroula Boukovala nga Karditsa. Sipas informacioneve, të gjitha viktimat ishin nëna të fëmijëve të mitur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu një pjesë të objektit. Punëtoret u gjetën në bodrum, shumë pranë njëra-tjetrës.

Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat katër trupa, ndërsa ka raportime edhe për një viktimë të pestë. Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku familjarët po japin mostra ADN-je për identifikimin zyrtar.

“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu”, Rama në parlamentin e Izraelit: Paqja nuk mund të vijë pa zhdukjen e Hamasit

0

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalimin e tij në parlamentin izraelit, Knesset, ku u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qëndrimi i Shqipërisë lidhur me konfliktin Izrael-Hamas.

Rama shkëmbeu batuta duke u shprehur se do të bëjë më të mirën në fjalimin e tij për t’i mbijetuar gjykimit të Netanyahut. Ai theksoi se është i dyti si spiker ndërkombëtar pas presidentit amerikan Donald Trump.

“Unë do bej me te mirën për t’i mbijetuar gjykimit tënd, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu. Me lejoni me një fryme të thjesht, te jap vlerësimin tim me të madh dhe falënderimet e sinqerta për Shqipërinë dhe veten time, mirënjohjen time për këtë ftese”, tha ai.

Në deklaratat e tij, kryeministri u shpreh se përgjegjësia për dhunën i takon Hamasit. “Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori, që sipas tij vepron si kundër palestinezëve, ashtu edhe kundër popullit hebre.

Rama theksoi se ideologjia e Hamasit përfaqëson një dogmë totalitare dhe se, sipas tij, pa çarmatosjen dhe çmontimin e plotë të kësaj organizate, nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme në rajon. “Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Plagosi vajzën me thikë në Durrës, arrestohet babai

0

Policia ka arrestuar 56 vjeçarin Mikel Ndoi, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi vajzën me thikë në Durrës.

I lënduar nga kjo ngjarje mbeti edhe një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri për të ndaluar agresionin e babait.

Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku burime mjekësore bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje. Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës, duke bërë që ai t’i shkonte vajzës në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë, një kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Aksident i rëndë në Gramsh/ Kamioni bie në humnerë, humbin jetën dy persona

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë. Në mjet udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa infermierja ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

“Shqipëria mbrojti qindra hebrenj”- Netanyahu me Ramën: Histori që frymëzojnë filma!

0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullit hebre.

Komentet Netanyahu i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Izrael, ku tha se gjithë bota duhet ta njohë rolin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë atyre orëve të errëta.

“Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit dhe nuk u mpak. U rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës dhe dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin atherë në Shqipëri dhe mikpritën mijëra të tjerë. Kjo është ajo histori që bota duhet ta njohë. Është histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet ta njohin rolin e jashtëzakonshëm që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë. Kjo është ajo frymë që juve mundoheni ta mbroni edhe sot miku im Edi. Busulla juaj morale nuk u lëkund”, tha mes të tjerash Netanyahu.

‘Qëndruam krah pengjeve’, Rama me Netanjahun: Shqipëria e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes

0

Në deklaratën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu Rama tha se Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

“Vizita në Novi Sad dje ishte trazuese, pata një ndjenjë lehtësimi moral kundrejt shpirtrave të atij vendi të dhimbshëm duke e ditur që si lamë kurrë në baltë, qëndruam krah pengjeve, të cilët kanë sjell dhimbje jo vetëm për izraelitët, por edhe për motrat dhe vëllezërit tanë palestinezë. Diçka e paparë dhe e padëgjuar në historinë e barbarive. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e bordit të paqes dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje por edhe përgjegjësi moral, do t’i mbështesim përpjekjet përfshi planin e paqes, të Trump dhe do luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e gazës”, tha Rama.

“Le Iene” publikon pamjet nga arrestimet në call-center në Tiranë, mashtronin miliona evropianë

0

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë.

Në video shihet momenti kur oficerët  afrohen afër recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”.

Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-centre, ndërsa ata janë shoqëruar në polici me pranga në duar.

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

MASAT E DHENA NGA GJKKO


Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg 

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg


Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditw

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditw


Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

TRONDITËSE në Gjirokastër- 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga bashkëjetuesi i të ëmës, i njëjti dyshohet se i vrau dhe të atin

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj. Shtetasi Kelmend Krusa, së bashku me të vëllanë e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj. Kelmend Krusa rezulton që të jetë dhe kushëri me viktimat , ç’ka e bën edhe më tronditëse historinë, që përfshin vrasje, abuzim seksual, dhe lidhjet e afërta familjare. 

“Më datë 26.01.2026, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kelmend Kursa, i datëlindjes 13.02.1987, banues me qera në Gjirokastër, nga Dibra me arsim 12 klasë, pasi shtetasia e mitur A.A.LL,12-vjeç, vajza e bashkëjetueses në një periudhë 2 vjeçare është abuzuar seksualisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, bëjnë me dije burimet

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiont të Përgjithshëm Gjirokastër. Neni 100 i Kodit Penal.