Home Blog Page 13

1.4 mld euro në vit, shtetet nga ku emigrantët dërgojnë më shumë para, kryesojnë Italia, Anglia dhe Gjermania, bie Greqia

0

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim.

Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro.

Eurostat publikon dhe transfertat e ndara sipas shteteve.

Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim të viteve ’90 dhe vijuan të iknin për shkak të afërsisë gjeografike.

Por, të dhënat e 2024-s, tregojnë se gjeografia e remitancave ka ndryshuar pjesërisht, duke e zhvendosur Greqinë, në favor të destinacioneve të reja të emigracionit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që jetojnë në këtë vend, që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n, ose 25.7% të totalit të dërgesave.

Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Ky vend ka pritur shumë shqiptarë gjatë viteve të fundit, duke u kthyer madje në një shqetësim për qeverinë britanike, për shkak të fluksit të lartë të hyrjeve të emigrantëve të paligjshëm.

Një numër i lartë shqiptarësh raportohet që punojnë në shtëpitë e barit, çka sjell të ardhura të shpejta e të larta, që po reflektohet dhe në transfertat që ata po bëjnë drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

Në vend të tretë renditet Gjermania, nga e cila janë dërguar në Shqipëri transferta me vlerë 231 milionë euro. Gjermania ka qenë vitet e fundit destinacion i preferuar për shumë profesionistë, si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit, që marrin paga relativisht të larta, duke mundësuar që të ndihmojnë të afërmit që kanë lënë pas.

Greqia, që ka një numër të lartë shqiptarësh që jetojnë e punojnë aty, është vetëm e katërta, me 202 milionë euro edhe për faktin që ky shtet ka lidhje tokësore, që mundëson transferimin e parave cash.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i mundësive ku shumë shqiptarë tentojnë të ikin përmes lotarive, apo rrugëve të ndryshme, renditet në vend të pestë, me 159 milionë euro që ata kanë dërguar në 2024-n.

Franca, ndonëse është e para për kërkesat për azil, nuk duket se ofron shumë mundës për punësim e të ardhura, teksa dërgesat në 2024-n ishin 38 milionë euro.

Pas saj renditet Irlanda, një shtet në veri të Europës ku duket se kanë gjetur punë shumë shqiptarë, që dërguan gati 24 milionë euro si transferta personale në vendin mëmë në 2024.

Renditjen e vijojnë Kanadaja me gati 20 milionë euro, Zvicra me 19.3 milionë ero, Belgjika me 15.1 mln euro dhe Austria me 11 milionë euro.

Nga shtetet e tjera transfertat personale janë më të ulëta se 10 mln euro (shih grafikun). Shtetasit shqiptarë kanë “depërtuar” deri në qendrat offshore financiare, ndonëse dërgesat mbeten minimale, në 1.4 milionë euro në vit.

Eurostat raportoi se rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Rreth 68% e kësaj shume ishin transfertat personale, apo dërgesat nga emigrantët.
Pjesa tjetër, rreth 32%, ose 663 milionë euro janë nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve./Monitor

Vengu: Do vijojmë rritjen e pagave për të arritur mesataren e NATO-s

0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një konferencë lidhur me rritjen e kapaciteteve të Forcës së Armatosur.

Vengu është ndalur në disa elementë kryesore, duke bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2025 dhe buxhetit të këtij viti 2026. Ministri shton se si një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, buxheti 2026 ka pësuar një rritje prej 12%.

“Do ndalem te disa elementë që strukturuan punën tonë vitin e kaluar në disa sfida dhe shtyllat kryesore të aktivitetit në 2026, duke nisur me elementët buxhetor që vinë si përgjigjie ndaj këtij realiteti.

Buxheti i 2026 nuk është një buxhet rutinë, në shumë aspekte është një mekanizëm për të ndërtuar kapacitete reale, për të zhvilluar industrinë, për të forcuar sovranitetin digjital dhe për të garantuar një Shqipëri si aleate e qëndrueshme në NATO.

Nuk është një buxhet paqeje romantike, është një buxhet i përballjes së menaxhuar dhe i sovranitetit kombëtar.

Këtë vit arrijmë vlerën 2.12 të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe nëse e krahasojmë me buxhetin e vitit 2025 kemi një rritje domethënëse prej 12%. Shtylla e parë e kësaj përpjekje buxhetore, është kapitali njerëzor si themeli i forcës tonë.

Do vijojmë politikën afatgjatë të rritjes së pagave, me synim që në vitin 2029 të arrijë mesataren e NATO-s”, ka thënë Pirro Vengu.

Rama viziton Murin e Lotëve në Jerusalem dhe lë një mesazh për paqen

0

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, vizituan sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vend i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.

Mediat izraelite kanë publikuar foto të kryeministrit Rama gjatë vizitës, duke treguar momentin kur ai vendos një letër në mur dhe mban mbi kokë një Kipah, kapelë tradicionale e përdorur nga hebrenjtë si shenjë respekti dhe përulësie ndaj Zotit.

Dorëhiqet nga IKMT Dallëndyshe Bici, zbulohet emri që e zëvendëson

0

Ditën e sotme është larguar nga detyra kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, pas 18 muajsh në atë detyrë.

Zonja Bici u riemërua në atë post në muajin korrik të vitit 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.

VoxNews mëson se në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka qenë drejtor në OSSH. Lëvizja e qeverisë duket se është një rifreskim në një nga institucionet që kontrollon kryesisht ndërtimet pa leje. Gjatë këtyre muajve inspektorët e IKMT-së kanë lëvizur në dhjetëra qytete, për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Në të njëjtën kohë, qeveria po ndërmerr disa nisma ligjore për të bashkuar inspektoriatet, ato vendore dhe të përgjithshme. Aktualisht jemi në fazën e hartimit të bazës ligjore, ku vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto Inspektoriate do të reformohen, duke hequr hallka, sidomos ato vendore, të cilat nuk bëjnë asnjë punë në terren, por vetëm “presin urdhrat nga lart”.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim se ku do të emërohet Dallëndyshe Bici, e cila përgjatë 12 viteve të kësaj mazhorance në pushtet ka mbajtur poste të rëndësishme. Në vitin 2013 deri në vitin 2014 ka punuar si drejtoreshë e Inspektimit Juridik pranë INUK-ut, sot IKMT-ja. Më pas, përgjatë 9 viteve, nga gushti i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2023, ka punuar si kryeinspektore në IKMT. Nga marsi 2023 deri në korrik 2024 ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke marrë postin e Ervin Hoxhës, i cili fillimisht u emëruar ministër i Brendshëm dhe aktualisht deputet.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, Begaj në hapjen e vitit gjyqësor: Të ndalen zvarritjet procedurale

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri gjyqësor, duke përkujtuar 10-vjetorin e reformës në drejtësi dhe sfidat e sistemit gjyqësor.

“Hapja e vitit gjyqësor nuk përfaqëson vetëm një kalendar pune, por shënon hapjen e një kapitulli të ri të së drejtës. Dhjetë vjet pas reformës, rezultatet janë të dukshme. Shumica e qytetarëve besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka nisur të marrë fund,” tha Begaj.

Ai theksoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, por me përgjegjësi:

“Pavarësia e drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm. Nuk duhet kuptuar vetëm si ndarje formale nga pushteti politik, por duke garantuar drejtësi efektive. Nuk duhet të kthehet në vetëizolim institucional apo mungesë llogaridhënie. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma dhe garantuar sigurinë juridike. Strukturat e sistemit mbeten të rëndësishme për vetëmenaxhimin, transparencën dhe llogaridhënien. Kërkohet përgjegjësi institucionale. Të garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Zvarritjet procedurale, koha e gjatë e shqyrtimit të dosjeve dhe zbardhja e vonuar e vendimeve perceptojnë dhe nxisin impakt negativ tek qytetarët. Vetëm duke dhënë drejtësi dhe duke fituar besimin e qytetarëve, do kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Duke përmendur rastin e gjyqtarit Kalaja, Begaj nënvizoi rëndësinë e sigurisë:

“Vrasja e gjyqtarit Kalaja është një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Siguria e jetës nuk është privilegj. Por pavarësia, siguria dhe respekti nuk mjaftojnë në vetvete. Çdo ditë duhet të flasim për qëllimin, Mbështes forcimin dhe funksionalitetin e sistemit të drejtësisë dhe ruajtjen e integritetit të tij,
” tha Begaj.

Detaje nga plagosja në Durrës/ PRINDËRIT ishin të divorcuar, vajza nuk pranoi të bashkohej me babanë dhe ai e qëlloi me thikë!

0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e plagosjes së regjistruar në Durrës, ku një vajzë mbeti e plagosur pas një konflikti me babanë e saj.

Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.

Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.

Konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Sipas infomacioneve paraprake një baba ka goditur me thikë vajzën e tij. 

Bëhet me dije se, krimi ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar.

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Malësi të Madhe, vihet në pranga një 35-vjeçar!

0

Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, ku për pasojë është arrestuar 35-vjeçari Kole Narkaj, dhe është shpallur në kërkim një person tjetër.

Po ashtu janë ndaluar dhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Policia ka sekuestruar 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Trafik kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan

0

Fluksi i fundjavës dhe punimet në rrugë rikthejnë trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan

Trafik kilometrik raportohet në aksin Librazhd-Elbasan. Punimet në këtë aks si edhe lëvizjet e fundjavës ka bërë që qytetarët të përballem me radhë të gjatë automjet.

Trafiku mbetet një problem shqetësues, sidomos gjatë fundjavës, ku shpesh raportohet për radhë të gjatë të automjeteve, ndërsa qytetarët ngrenë shqetësimin se duhet të përballen me orë të gjatë dhe të bllokohen në trafik.

Nëna e Brikenës flet për herë të parë pas takimit me vajzën dhe Mateon

0

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV mbremjen e kaluar, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.

Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre. Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon, duke mos prekur asgjë konkretisht, por duke shprehur respektin per te dhe per banoret që janë në lojë.

“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka asgjë. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”, u shpreh ajo.

Mbrëmjen e kaluar ajo u takua me vajzën e saj, e cila u përlot nga takimi. Ishte Mateo i vetmi nga banorët që iu afrua nënës së Brikenës duke i kërkuar falje nëse i ka lënduar.