Home Blog Page 14

Aksident fatal në Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar

0

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka pësuar lëndime të shumta.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

18 milionë euro për emigrantët në Shqipëri: Italia rinovon kontratën me resortin me 5-yje në Shëngjin

0

3 vite pas firmosjes së marrëveshjes për emigrantët e sjellë nga Italia në Gjadër, mediat italiane kanë zbuluar detaje nga rinovimi i kontratës me resortin Rafaelo në Shëngjin.

Sipas “Ilfattoquatidiano”, 18 milionë euro është vlera e kontratës ndërsa nuk mungojnë kritikat për kryeministren italiane.

Artikulli i plotë:
Misioni në Shqipëri, vazhdohet pa kursyer shpenzime. Është rinovuar marrëveshja me resortin me 5 yje për akomodimin e forcave të rendit të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantët. Siç është përsëritur disa herë nga kryeministrja Giorgia Meloni, edhe gjatë samitit të fundit ndërqeveritar mes Italisë dhe Gjermanisë, për menaxhimin e çështjes së emigrantëve Italia synon të vazhdojë të mbështetet te “zgjidhje inovative” si Protokolli i nënshkruar mes Romës dhe Tiranës më 6 nëntor 2023.

Kjo pavarësisht faktit se deri tani operacioni nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga qeveria, se personat për t’u dëbuar duhet gjithsesi të kthehen në Itali për riatdhesim dhe se qendrat e pritjes në territorin italian kanë kosto më të ulëta dhe mbeten strukturalisht të pashfrytëzuara.

Kjo duket se ka pak ose aspak rëndësi për qeverinë. “Nuk kemi mundur ta vëmë në funksion deri tani për shkak të vendimeve ideologjike të gjyqtarëve – shpjegoi banorja e Pallatit Chigi –. Na thanë se ishte në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Mirë, ne e kemi korrigjuar legjislacionin e Unionit.”

Ndërkohë janë kryer edhe procedurat për të mundësuar që qendrat për migrantët në Gjadër dhe Shëngjin të funksionojnë me kapacitet të plotë. Mes tyre është edhe nënshkrimi i një kontrate dyvjeçare për shërbimin e akomodimit në dhoma teke hoteli, me ushqim dhe shërbime të lidhura, për personelin e Policisë të angazhuar në Shqipëri.

Në përfundim të një konsultimi paraprak të tregut, i nisur në mesin e qershorit dhe i mbyllur në fund të dhjetorit, fituese doli e njëjta strukturë me 5 yje që kishte marrë kontratën edhe dy vite më parë, pra “Rafaelo Resort”. Këtë e tregojnë dokumentet e Ministrisë së Brendshme italiane (Departamenti i Sigurisë Publike), të shqyrtuara nga agjencia e lajmeve LaPresse.

Sipas tyre, është miratuar dhënia e kontratës në favor të shoqërisë “Rafaelo Resort S.r.l.”, me seli në Shëngjin (Shqipëri), për shërbimin e akomodimit me dhoma teke, ushqim dhe shërbime të lidhura, për një periudhë 24-mujore, me një kosto ditore prej 83 euro për person (pa taksa), për një shumë maksimale të vlerësuar prej 18.177.000 euro (pa taksa).

Dekreti për dhënien përfundimtare të kontratës është nënshkruar më 11 dhjetor dhe është publikuar ditët e fundit. Procedura e tenderit ishte hapur më 18 qershor 2025, përmes një njoftimi për shprehje interesi, ku Departamenti i Sigurisë Publike shprehte nevojën për të gjetur shpejt një operator ekonomik për këtë shërbim.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 15 korriku. Në këtë datë u njoftuan dy kompani të interesuara: “Rafaelo Resort shpk” dhe “Xenia S.p.A.”. Megjithatë, ofertë përfundimtare paraqiti vetëm Rafaelo, e cila edhe këtë herë fitoi kontratën, si në vitin 2024./Përktheu Zëri

“Fitoi mbi 20 mijë paund për 7 minuta”, The Sun artikull për “Babalen” e TikTok: Mburret nga qelitë e burgut!

0

Media e njohur britanike i ka kushtuar një artikull shqiptarit të dënuar për vrasje me 32 vite burg, Eugert Merizaj.

“The Sun” shkruan se Eugert Merizaj, i njohur ndryshe me nofkën “Babale” në rrjetin social TikTiok, ka fituar rreth 20 mijë paund.

Po ashtu, në artikull theksohet se shqiptari iu thotë me krenari ndjekësve se autoritetet britanike nuk mund ta deportojnë në Shqipëri pa firmën e tij.

Artikulli i plotë i “The Sun”:

Një vrasës ka fituar 20,000 paund — nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok i regjistruar brenda qelisë së tij të burgut.

Eugert Merizaj i fitoi paratë në vetëm shtatë minuta ndërsa përdorte një telefon të kontrabanduar në HMP Manchester.


Në vitin 2022, ai u dënua me 32 vjet burg për vrasjen me armë zjarri të tregtarit rival të drogës Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.

Mbrëmë, Sekretari i Drejtësisë në Hije, Nick Timothy, kritikoi ashpër veprimet e Merizajt: “Sistemi ynë i drejtësisë penale supozohet të na mbajë të sigurt dhe të ndëshkojë kriminelët.”


Shqiptari Merizaj i fitoi paratë nga një ndeshje në TikTok Live — kur dy përdorues transmetojnë drejtpërdrejt në të njëjtën kohë dhe përpiqen t’i bindin ndjekësit t’u dërgojnë dhurata virtuale.

Kushdo që merr më shumë pikë fiton — dhe pikët më pas mund të konvertohen në para të gatshme.

Gjatë lojës, Merizaj bërtet dhe i lutet audiencës së tij që t’i dërgojnë më shumë tokena dhe të ndajnë videon e tij në mënyrë që numri i shikuesve të rritet.


Pastaj ai lexon me zë të lartë emrat e atyre që i dërgojnë dhurata.

Merizaj përdor disa llogari në TikTok.

Fitimet e tij besohet se paguhen në një llogari të një miku jashtë vendit.

Në një video tjetër live, Merizaj — e parë me këpucë të markës Dolce & Gabbana — duket duke ndezur një cigare.

Dhe i pyetur në një të tretë nga një shikues se kur do të dërgohej në shtëpi në Shqipëri , ai u mburr se nuk mundën ta detyronin të shkonte.

Kriminelët e huaj duhet të deportohen në një pikë të caktuar të dënimit të tyre sipas rregullave të reja të shpallura nga Partia Laburiste vitin e kaluar.

Por Merizaj u mburr me një mesazh: “Pa firmën time, askush nuk mund të më dërgojë në Shqipëri.”

Nëntorin e kaluar, një gjyqtar në qytetin e tij të lindjes, Fier, njohu dënimin e gjykatës britanike .

Gjykatësi tha: “Ne pajtohemi të pranojmë kërkesën e Eugert Merizajt për të vuajtur dënimin e tij me 32 vjet burg, minus kohën e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar, në një burg shqiptar.”

Ai do të mbahet në burgun e Peqinit, shtëpia e disa prej kriminelëve më famëkeq shqiptarë.

Pasi njoftuam TikTok-un për llogaritë e Merizajt, ata ndërmorën veprime për t’i bllokuar ato dhe për t’u siguruar që ai nuk mund të tërhiqte fonde.

Kompania e mediave sociale tha: “Llogaritë e shumta të përdorura nga i burgosuri u ndaluan në përputhje me politikat në udhëzimet tona të komunitetit.”

“Sistemi ynë i drejtësisë supozohet të na mbajë të sigurt dhe të ndëshkojë kriminelët. Persona si Merizaj duhet të ndëshkohen ashpër dhe të deportohen. Nuk duhet që kompanitë e mediave sociale të vijnë në ndihmë të Ministrisë së Drejtësisë”, tha sekretari i Drejtësisë në Hije, z. Timothy

“Në vend që t’i lëmë të tillë si Merizaj të qeshin me ne, kur do ta marrë David Lammy kontrollin?”

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Kjo sjellje është plotësisht e papranueshme. Ne kemi ndërmarrë veprime të menjëhershme për të siguruar që këto postime të hiqen dhe po e hetojmë urgjentisht këtë incident.”

“Po investojmë 40 milionë paund në masa sigurie për të ndaluar sendet e paligjshme. Të burgosurit që shkelin rregullat mund të përballen me burgim shtesë.“

Ngricat vështirësojnë lëvizjen, bëhet kriposja e akseve rrugore në veri të vendit

0

Dëbora vijon të vështirësojnë qarkullimin në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të qarkut Shkodër.

Sipas parashikimeve, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave e shoqëruar me ngrica.

Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po kryen pastrim dhe kriposje të plotë të akseve rrugore për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve keshillohen të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhir si dhe të shmangin orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

EMRI/ I dënuari në burgun e Shkodrës ndërron jetë, në qeli që prej vitit 2024

0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.

EMRAT/ Furnizonin grupet e shpërndarësve me drogë, arrestohen 3 personan në Tiranë! (SKEMA dhe ZONAT ku trafikohej)

0

Furnizonin grupet e shpërndarësve me drogë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge dhe shuma parash.

Të arrestuarit janë Elvi Meta, Igli Canaj dhe Alban Kopaçi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa grupe shpërndarësish.

Sekuestrohen 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme.


Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

“Hahaha sa k*** jam”/ Zbardhen bisedat për futjen e drogës në qeli, Esmeralda Komici- “Zenit”: Hajde zëmra ime te shtëpia!

0

Përgjimet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriçim Kroi, Gerald Stamolla dheEsmeralda Komici, të cilët fusnin lëndë narkotike në burgje janë zbardhur.

Në dosje janë bisedat e Esmeralda Komicit, e cila rezulton të jetë e afërme e një të paraburgosuri, konkretisht Gerald Satmollës dhe një personi tjetër, i cili në biseda identifikohet si “Zeni”.

Sipas dosjes, Esmeralda dhe “Zeni” flasin për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe e fton “Zenin” të shtëpia. Ndërsa në një pjesë tjetër të bisedave, Esmeralda Komici komunikon me Gerlad Satmollën për një shumë prej 550 mijë lekë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 30.06.2025 në orën 07:55 PM  Esmeraslda Komici me nr:068….. e merr në telefon personit me nr:069……

069….:  dhe i thot ku je me zëmër.

Esmeralda: o Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime.

069…..:  ok po mar taksi dhe po vi aty.

Në datën 30.06.2025 në orën 09:00  PM  Esmeraslda Komici me nr:068….. mer në telefon personit me nr:068……

Esmeralda: Lali te posta po vi.

068…..: 40, mos më bë numera të jesh me mangut se nuk jam mir jo 30 jo budalliqë.

Në datën 30.06.2025 në orën 09:11 PM  Esmeraslda Komici me nr:068….. i shkruan sms personit me nr:069…..

Esmeralda: O jeta un po shkoj ke Ivi me marr gje me këtë sa ta marr do hipi taksis e do vij direkt ok.

Esmeralda:  Hahaha sa kare jam! Apo jo ?

069…..:   jo je si shpirt !

Esmeralda:  Futu te tyneli se do i rrëshkas këtijë.

Në datën 01.07.2025 në orën 08:04PM  Esmeraslda Komici me nr:068……mer në telefon personit me nr:068…….

Esmeralda:  Hë mo lai, jam këtu ne shtëpia.

068…..; E mora vesh sa duhet ?

068…..: ok mos mi sill mangut.

Në datën 01.07.2025 në orën 08:04 PM  Esmeraslda Komici me nr:068….. komunikon me sms me personit me nr:068….. Dhe flasin për tu takuar ne Venuja.

Esmeralda: I thot që ta bëj 70.

Në datën 01.07.2025 në orën 08:35 PM  Esmeraslda Komici me nr:068….mer në telefon personit me nr: 068…..

Esmeralda: O lali e takova un, 40 i kishe thënë.

Esmeralda: Na që i kishe thënë 50 po ska gjë .

068….: Po me po, po e pashë me vonesë ëëë.

Në datën 30.07.2025 në orën 02:51 pm Esmeralda telefonohet nga Geri me nr:35554….. dhe i thotë :

Geraldi:  shife mer atë që të mbarosh punë sot dhe mere cifen në telefon që të vi ta mari.

Esmeralda: Ai çmim bëhet vetëm në fundjavë, se atëherë e japin aq, vetëm nga fundjava !.

Geraldi: Duhet ta bësh sot me patjetër, se 100 milek mi prishe një herë dhe mos guxo të mi prishësh këtë herë. Biseda vazhdon normalisht pa interse për hetimin

Në datën 30.07.2025 në orën 03:32 pm Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë : Nga biseda që po flasin  një moment Esmeralda i thotë se atë pakon që e solla aty dhe e ka  cifti.

Geraldi: Ai personi që ke porosin ishte shum i lodhur dhe si e ka emrin ?

Esmeralda: i thot mos e ka sjell ai dhe mos e keni pirë atë se nuk ka mundëshi, se e kam belanë mbi kokë se i thonë 550 milek që u kam marë un atyre.

Geraldi: Pse unë nuk e kam belanë mbi kokë se 100 milekshin që e prishe atije dhe 400 të tjera që të dhash.Biseda vazhdin me ofendime mes njëri tjetrin dhe e mbyllin telefonin.

Po në këtë datë  Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë,

Esmeralda: të gatshëm apo të pa gatshëm.

Geraldi: Jooo jo të paa, ta kam thënë 700 herë nuk dua un mëë, se nuk e kam un se rrugën e kam paguar vetë a kupton nuk kam lidhje un fare me atë muhabet. Po të kishte ardhur do të thosha o Ada urdho lekët dhe bë një tjetër se nuk kam as frik as gjë, nuk jam as Veni as ata drogaxhinjtë që rri ti i kam bezdi këto muhabete në telefon se jam këtu, sa më pak fjal aq më mir për këtë gjëra. Geri i thot të lutem shife me ja dhënë ciftit sot në darkë që të vi vetë, që të mos dalë nga fjala un me këto këtu, do më bësh nderin më të madh.

Ylli i Francës, Thibaud Flament, humb ndeshjen hapëse të Six Nations. Ai dhe bashkëshortja po ndjekin trajtim për fertilitet

0

Ylli i Francës, Thibaud Flament, nuk do të luajë në ndeshjen hapëse të Six Nations kundër Irlandës më 5 shkurt, sepse ai dhe bashkëshortja e tij, Ethel, po ndjekin trajtim për të pasur fëmijë.

Flament shpjegoi në një intervistë se Ethel vuan nga endometrioza, një sëmundje që e bën të vështirë të ketë një shtatzëni. Çifti ka filluar trajtimin në fund të vitit të kaluar, dhe ligjërisht ai duhet të jetë pranë saj gjatë procedurave.

“U martuam këtë verë me dëshirën për të krijuar familje. Shpejt kuptuam se nuk do të ishte e lehtë të kishim një fëmijë, kështu që nisëm procedurat e riprodhimit të asistuar,” tha Flament.

Ai shtoi se seanca për trajtimin përkon me javën e ndeshjes kundër Irlandës, ndaj vendosi të mungojë. Flament shpreson të rikthehet për ndeshjen e dytë kundër Uellsit më 15 shkurt, por ende nuk është i sigurt për disponueshmërinë e tij.

Në ndeshjen hapëse, Hugo Auradou pritet ta zëvendësojë, ndërsa Franca ka disa opsione të tjera për këtë pozicion. Flament ishte pjesë e skuadrës që fitoi kampionatin vitin e kaluar.

Hodhën molotov gjatë protestës së opozitës, arrestohen 18 persona, 17 të proceduar dhe 2 në kërkim (EMRAT)

0

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.

-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;

-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Puna e rëndë, varfëria dhe martesat e imponuara, Baresha prek me rrëfimin: Ika nga fshati për të shkolluar vajzën

0

Baresha nga Kukësi ka rrëfyer në emisionin Real People historinë e saj të vështirë të jetës, duke zbardhur detaje të forta nga fëmijëria e varfër, puna e rëndë, martesat e imponuara dhe humbjet personale.

“Jetoj këtu në papafingo, jam me qira, jap 170 mijë lekë në muaj. Kam ardhur prej vajzës prej shkollës sepse nuk kishte kush ta çonte në shkollë”, tregoi ajo, duke shtuar se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Ajo rrëfeu se jeta e vështirë e ka detyruar të nisë punën që në moshë shumë të re. “Kam punuar tokën, sapo kam mbaruar klasën e tetë punoja në kooperativë, shkulja patate. Duhej të punonim, ishim 6 fëmijë”, u shpreh Baresha.

Në rrëfimin e saj, ajo ndalet edhe te martesa e parë, e vendosur nga familja përmes shkuesisë. “Bashkëshortin e parë ma gjeti burri i motrës. Prindërit dhe vëllezërit ishin dakord që unë të martohesha. Unë nuk doja deri në moshën 25-vjeçare, doja të isha gati”, tha ajo.

Sipas saj, refuzimi nuk ishte një opsion. “Nuk mund të thosha jo, kisha frikë nga nëna dhe nga vëllezërit”, rrëfeu ajo me emocion.

Martesa e parë zgjati vetëm tre muaj. “U martova 19-vjeçe, burri iku në Angli dhe nuk u kthye më”, tregoi ajo, duke zbuluar se më vonë kishte mësuar për përfshirjen e tij në bixhoz. “Hyri në bixhoz nga shoqëria. Fitoi njëherë 90 milionë lekë, herën e dytë i humbi të gjitha. Unë nuk e dija fillimisht me çfarë merrej, ma treguan kushërinjtë. U mërzita shumë”, shtoi ajo.

Pas 20 vitesh beqare, ajo vendosi të martohej për herë të dytë në moshën 40-vjeçare. “Kisha kërkesa për t’u martuar, por nuk doja. Më pas u martova sepse doja fëmijë”, tha ajo.

Bashkëshorti i dytë kishte dy fëmijë nga dy martesa të mëparshme dhe ajo ishte gruaja e tretë e tij. “Tani ka humbur jetën”, përfundoi ajo, duke treguar se sot përballet e vetme me vështirësitë e jetës.