Home Blog Page 19

GJKKO e pezulloi nga detyra, sot seanca në Kushtetuese, merret vendimi për Ballukun

0

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, ëhstë shprehur më parë kreu i qeverisë.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump

0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

“Putin dhe Zelensky janë budallenj nëse nuk bëjnë paqe”, Trump: Kanë urrejtje mes tyre, ja ku qëndron problemi me Ukrainën

0

Pas fjalimit të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një bashkëbisedim për situatën globale, duke u ndalur veçanërisht te lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Kievit dhe Moskës.

Trump u shpreh se fillimisht kishte menduar se konflikti do të ishte i lehtë për t’u zgjidhur, por sipas tij, situata është komplikuar nga urrejtja e thellë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ka shumë urrejtje mes Putinit dhe Zelenskyt. Kjo nuk është e mirë. Është një urrejtje jo normale,” deklaroi Trump.

Ai theksoi se si Rusia ashtu edhe Ukraina duan një marrëveshje dhe se SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë për arritjen e saj. “Jemi afër. Në shumë momente kemi qenë shumë pranë një marrëveshjeje me Rusinë, por më pas Zelensky refuzon, ose ndodh e kundërta. Është shumë e vështirë të ruash balancën,” u shpreh presidenti amerikan.

Presidenti amerikan bëri të ditur se pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë ditës, duke shtuar se palët ndodhen në një moment kyç për arritjen e një pakti. “Janë në një pikë ku mund të bëjnë një marrëveshje. Nëse nuk e bëjnë, janë budallenj, dhe kjo vlen për të dyja palët,” u shpreh Trump, duke shtuar se beson që ata nuk janë të tillë, por se refuzimi i një marrëveshjeje do të ishte një gabim i rëndë.

“Po kërkojmë vetëm një copë akulli”/ Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘JO’, nuk do t’ua harroj kurrë

0

Presidenti amerikan Donald Trump, ritheksoi nga Forumi i davosit ambicien e tij dhe të Amerikës për ta rimarrë Groenlandën nga Danimarka, duke shpjeguar se ishulli dikur u fitua nga vendi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu la danezëve, kurse tani është koha për ta rikthyer për arsye sigurie.

Trump tha se vetëm SHBA e mbron sigurinë e Groenlandës dhe Botës nga armiqtë e saj si Rusia dhe Kina, pasi gëzon të gjitha mjetet.

Madje ai përdori edhe një perifrazim me nota humori krahasues, duke thënë se “po kërkojmë vetëm një copë akulli”.

“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse një copë akulli. Po kërkojmë atë që fituam gjatë luftës botërore dhe ia lamë Danimarkës. Ne po kërkojmë vetëm një copë akulli. Vetëm SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, ne kërkojmë ta mbrojmë nga armiqtë. Ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim NATO-n, por nuk e di nëse NATO dhe Evropa do na mbështesë ne apo nëse po na mbështet”, tha Trump mes të tjerash para përfaqësuesve pjesëmarrës në Davos.

Më tej ai foli edhe për vlerat që ndan me Evropën, duke vënë në dukje se ai kërkoi që edhe buxheti për NATO-n të shkonte nga 2 në 5 për qind sapo fitoi mandatin e dytë.

“Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën. Duam aleatë seriozë, jo të dobët. Duam që Europa të jetë e fortë, sepse këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Kur fitova mandatin e dytë thashë se përqindja e buxhetit të NATO duhet të shkojë në 5% dhe nga dy e bëmë 5, duhet të paguanin” u shpreh ai.

Presidenti amerikan tha se asgjë nuk e bën më të qartë situatën aktuale sesa ajo që po ndodh me Groenlandën, duke e cilësuar këtë territor si kyç për sigurinë globale. Ai deklaroi se ka respekt për popullin e Groenlandës dhe për Danimarkën, por nënvizoi se çdo vend anëtar i NATO-s duhet të jetë i aftë të mbrojë territorin e tij.

“Askush përveç SHBA-ve nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën,” tha Trump, duke shtuar se SHBA është një fuqi shumë më e madhe nga sa, sipas tij, e kuptojnë shumë njerëz. Ai iu referua edhe Luftës së Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka u pushtua shpejt nga Gjermania naziste dhe se SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën, duke vendosur baza ushtarake dhe duke penguar, sipas tij, armiqtë të shtriheshin në hemisferën perëndimore.

Trump deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, shihet ndryshe.

“Ky ishull i pasiguruar është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është kyç për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë të ndalojmë kërcënimet e jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi Trump, duke e vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit për sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit.

A keni përgjegjësi për 21 janarin? Berisha: U rrethova në zyrë, drejt meje u hodhën plumba e gurë! Nuk blindoja dyert, blind isha vetë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën për 21 janarin e 15 viteve më parë, ku në protestën e opozitës së asaj kohe u vranë 4 protestues.

Berisha thotë se u rrethua në zyrë dhe se ndaj tij u hodhën plumba dhe gurë, duke theksuar se e gjitha ishte me axhendë politike nga Rama.

“Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime se unë kisha trajtuar me standardet me demokratike 752 protesta të opozitë pa asnjë cenim. Përgjegjësia ime se hidhnin plumba dhe gurë, e mohoi sot, por janë të dokumentuara, janë në dritare, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Unë nuk blindoja dyer, blind isha vetë nuk e lëshoja zyrën. Nuk bëja këtë frikacak që ia mbath”, tha Berisha.

Sali Berisha: Unë i kam dhënë të gjitha, kam shkuar edhe në prokurori dhe kam dëshmuar për këtë ngjarje e cila ishte protesta me e dhunshme në historinë e vendit, ishte protesta me axhende politike sic janë dokumentet ndërkombëtare, ishte protesta e paralajmëruar e Edi Ramës se do tejkalohet kushtetuta. Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, ku flitej për një shkresë, për një letër të një pronari fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë nga gjykata jo nga ne.

Rama është përgjegjës për falsifikimin e dokumentin, për protestën e dhunshëm që thirri, me një axhende politike të përcaktuar. Prano zgjidhjen politike më thotë mua ose do kalohet mbi kufoma. E gjitha kjo, ka një autor kryesor, një organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Janë më shumë se një deklarata të qeverisë amerikane, por edhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë. Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit. Rama i solli si mish për top për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj edhe ajo propozoi dënimet. Edi Rama kërkoi të përdorë këto për të shpëtuar Lindën e tij, veten e tij, Mirlindën e tij dhe Lubinë e tij. Asnjë qëllim tjetër. Kësaj herë kjo katërshe famëzezë është në gjykim jo vetëm në SKAP, por në të gjitha instancat dhe opinionin publik ndërkombëtar. Këto dosjet kanë një emër, dosjet e Edi Ramës. Nga kontaktet që kam kjo është marrë dhe po analizohet kudo.

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burgim Leonard Dukën

0

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019.

Trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg.

Ndërkohë, Erlis Duka, vëllai i Leonard Dukës, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat.

Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun, Oltian Loga dhe Dritan Agaj.

Shisnin armë për llogari të grupeve kriminale, këta janë tre personat e arrestuar nga policia, me precedent të mëparshëm penal

0

Real News ka siguruar fotot e tre personave të arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Anëtarët”.

Bëhet fjalë për Ilir Zyberin, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; Artur Brahimajn, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe për mashtrim; dhe Artur Rushitin, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Të tre akuzohen se ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe Fresk.

Sipas policisë, grupi kriminal është i përfshirë prej disa kohësh në trafikun e armëve të zjarrit dhe nuk ka lidhje me grupet e tjera të goditura kohët e fundit nga Komisariati nr. 4.

Armët e sekuestruara dyshohet se janë sjellë nga Fieri, ku po hetohen edhe persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit. Armët do të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se mund të përdoren në ngjarje kriminale.

Ilir Zyberi, i njohur gjithashtu me mbiemrin Avdillari, e ka ndryshuar mbiemrin për të marrë atë të gruas së tij.

Ai është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në vitin 2021. Zyberi ka vuajtur një dënim prej 22 vjetësh për vrasjen e një shtetasi italian.

Gjykata dënon me 3 milion lekë Agron Shehajn për shpifje ndaj Adriatik Lapajt

0

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë me gjobë deputetin dhe kryetarin e partisë “Mundësia”Agron Shehaj për sulm ndaj kreut të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, pas një incidenti të ndodhur mes tyre.

Dënimi u vendos për fyerjen e kreut të ‘Shqipëria Bëhet’, ndërsa ai u shpall i pafajshëm për ‘shpifje’.

Sipas vendimit të dhënë, Shehaj është dënuar dhe obligohet të paguajë një gjobë prej 3 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e procesit gjyqësor.

Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

0

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjylametit i është besuar ky institucion, që shpesh herë ka qenë të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara.

Më herët në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli.

Gjylameti në zgjedhjet e 11 majit nuk arriti që të merrte mandatin e saj, pasi Olta Xhaçka siguroi më shumë vota, duke bërë që socialistja të dalë jashtë Parlamentit.

Trump fton Kosovën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesë personale nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump, që ta përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes, “si anëtare themeluese”.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-në në misionin për një botë më të sigurt”, shkroi Osmani në Facebook.

Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.

Osmani tha se udhëheqja e guximshme e ndërton paqen dhe nuk flet thjesht për paqen, dhe kjo është, sipas saj, pikërisht ajo që po bën presidenti amerikan”nëpërmjet kësaj iniciative historike”.

Presidentja Osmani tha se SHBA-ja solli paqen në Kosovë dhe Kosova sot është aleate “e palëkundur e saj për ta çuar paqen më tej”.

“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkroi ajo.

Në letrën e Trumpit, që mban datën 20 janar, thuhet se më 29 shtator të vitit 2025 ai njoftoi për Planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, përmes një plani 20-pikësh “që shpejt u mbështet nga të gjithë liderët botëror”. Aty përmendet edhe një rezolutë e Kombeve të Bashkuara që mbështet këtë plan.

“Tani është koha që t’i bëjmë këto ëndrra realitet. Në zemër të planit është Bordi i Paqes, që është bordi më mbresëlënës i themeluar ndonjëherë”, thuhet në letrën e Trumpit.

Trump thotë se pret që të punojë me Osmanin për “shumë kohë në të ardhmen, drejt arritjes së qëllimit për paqe të qëndrueshme botërore, mirëqenie dhe madhështi për të gjithë”.

Disa media ndërkombëtare, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina i tha Radios Evropa e Lirë se një pagesë e tillë nuk është kërkuar.

“Pra nuk është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh. E shihni edhe vet në ftesë”, tha ai.

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trumpit.

Ftesa të tilla kanë pranuar edhe udhëheqës të Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Kanadasë, Argjentinës, Paraguajit, Azerbajxhanit dhe shteteve të tjera.

Trump ka ftuar po ashtu edhe Kinën dhe Rusinë. Por, jo të gjithë që kanë pranuar ftesën nga Trumpi janë zotuar për të qenë pjesë e Bordit. Ftesa për pjesëmarrje është refuzuar nga Franca dhe Suedia.

Ditë më parë u publikuan disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e këtij bordi.

Mes emrave përfshihen sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner.

Trump është kryetar i bordit, sipas një plani që Shtëpia e Bardhë e tij e bëri publik në tetor.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, e miratuan planin e Trumpit, që parashikon që një organ teknokratik palestinez të mbikëqyret nga bordi ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë tranzitore.

Shumë ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mbikëqyrja nga Trumpi e një bordi që kontrollon qeverisjen e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale, ndërsa përfshirja e Blairit u kritikua vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe historisë së imperializmit britanik në Lindjen e Mesme.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në mes të nëntorit të vitit të kaluar, autorizoi bordin dhe vendet që punojnë me të për të krijuar këtë bord në Gazë.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka emëruar një Bord Ekzekutiv për Gazën, me 11 anëtarë, ku përfshihen ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, koordinatorja e posaçme e OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, ministrja e Emirateve të Bashkuara Arabe për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy, dhe miliarderi izraelito-qipriot, Yakir Gabay, së bashku me disa anëtarë të bordit ekzekutiv.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ish-ministri i Jashtëm bullgar, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Gazë.

Ky bord shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez.

Tre muaj më parë, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim, por që atëherë palët kanë këmbyer akuza për shkelje të tij.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 të tjerë. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në Gazë, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha./rel