Home Blog Page 20

“Mijëra fishekë u shkrehën nga forcat e sigurisë”, Rama homazhe për 21 janarin: Protestuesit nuk përbënin rrezik për VIP-in e vetëngujuar në kryeminsitri

0

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Në përkujtim të kësaj dite, pranë Kryeministrisë janë zhvilluar homazhe për viktimat e 21 Janarit, ku morën pjesë drejtues politikë, familjarë të të vrarëve dhe qytetarë. Gjatë ceremonisë, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, duke rikujtuar klimën e asaj dite dhe duke e cilësuar reagimin e shtetit të atëhershëm si një akt të rëndë dhune ndaj protestës qytetare.

Rama: 15 vjet më parë këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur, përzierje e trupës së rregullt së gardës së republikës dhe çetës së paramilitarëve famëkëqij të kryeministrit. Godina ishte përforcuar me tela me gjemba, shtrirë gjithandej pas atij gardhit të shëmtuar dhe hekurave që rrethonin kryeministrinë pas sulmit të armatosur të 14 shtatorit 1998, pjesë e të cilit ishin edhe disa nga të barrikaduarit brenda kryeministrisë më 21 janar. Njeriu i futur në zyrën e kryeministrit për të udhëhequr Shqipërinë kishte lëshuar kushtrimin e një përgjigjeje me plumb ballit ndaj protestës së opozitës së bashkuar të kohës.

Protesta u kthye në një lëmsh kaotik, doli jashtë kontrollit, por përtej reagimit të turmës ndaj policisë dhe vatrave të zjarrit të ndezura në atë revoltë e sipër, për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së kryeminsitrisë. Përveç një veture e cila u filmua duke hyrë në portën anësore të hekurit, hapur çuditshëm nga brenda si një kurth, askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë. Asnjë material filmik i ngjarjes nuk nxori askund në pah praninë e asnjë arme te vetme. Ndërkohë mijëra fishekë u shkrehën nga forcat e sigurisë për të ndaluar një turmë e cila u përfshi në konflikt fizik me to vetëm si pasojë e përpjekjes së ktyre të fundit për ta shpërndarë protestën ende pa u mbledhur. Gjithçka u zhvilluar jashtë rrezet të çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lere pastaj për VIP-in e vetëngujuar me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë.

Gjatë protestës u vranë Akeks Nika, Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

15 vite nga vrasja e 4 protestuesve para Kryeministrisë, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

0

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës u vranë Akeks Nika, Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar sot “21 janarin” dhe në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe 15 vite pas asaj që e quan krim shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe pasi drejtësia nukë shtë vënë në vend.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“200-en time mbaje, se të pata marrë 200 për kushon. Jam 3.7 plus…”/ Zbardhen SMS-të që ‘fundosën’ policët bixhozçi, si vinin skedina

0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi, të dyshuar si të përfshirë në organizimin dhe favorizimin e basteve sportive.

Operacioni në fjalë u kodua “Last Bet” dhe u organizua nga AMP-ja e Elbasanit. Mësohet se dy policisë janë arrestuar si pasojë e hetimit, ndërsa katër të tjerë janë me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në pranga përfundoi edhe një qytetar nga Tirana.

Sakaq, hetimet zbulojnë komunikime të detajuara në aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal.

Mes bisedave më pikante të sekuestruara nga celularët e dyshuarve përfshihen mesazhe si më poshtë:

Mesazhi A: Përveç pjesës që është 50/50, ka edhe % për lijen dhe 20% për fitimet.

Mesazhi B: Mu do me japësh 405, t’ja coj atij 200, time mbaje se është e jotja, se pata marrë 200 për kushon.

Mesazhi C: Argjentina 2/3 plus, Mexica 2/plus, 70 mijë lek.

Mesazhi D: Mos na ven skedina fituese, o boss, ta marrim të qet atë %.

Mesazhi E: Unë kam luajtur nja dy ndeshje sot, mbrapsht kam kapur 4 skedina.

Mesazhi F: Ti je pronari nr. 1… nesër duhet me dorëzu lekët e llotos.

Mesazhi G: Ke edhe ti 1 mili e 50… 50 jan të këtij muaji, që kemi hyrë.

Mesazhi H: E i kam lekët, po i kam thënë atij shokut që ia kam marrë kur i qova 2.2 milion.

Mesazhi J: Jam 3.7 plus, nuk dua me i prek më.

Siç duket, në vend që të luftonin bixhozin e paligjshëm, duket se policët ishin kthyer vetë në “kumarxhinj të thekur”, duke hyrë edhe në borxhe.

Bisedat tregojnë qartë koordinimin e basteve sportive, ndarjen e fitimeve, përdorimin e “skedinave fituese” dhe menaxhimin e shumave të mëdha parash midis punonjësve të policisë.

Sipas hetimeve, dy punonjës policie dyshohet se kanë organizuar dhe ushtruar veprimtarinë e paligjshme, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në arrest me burg për akuza të tjera, përfshirë shtrëngimin me kanosje dhe trafikim narkotikësh.

Në kuadër të operacionit “Last Bet”, AMP ekzekutoi masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi: Redon Tafilaku, Enea Kapllani, Ilir Tafa, Denis Sinani, Aldi Molla, Gëzim Beqiraj dhe E.D., për përfshirje në lojëra të palejuara dhe shfrytëzim të detyrës.

Dokumenti/ Zgjedhjet e brendshme në PD, zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e degëve në rrethe: Përditësoni listat e anëtarësisë

0

Partia Demokratike bëhet gati për zgjedhjet e brendshme. Sipas një mesazhi të dërguar drejt kryetarëve të degëve, bazuar në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë.

Sipas udhëzimit, listat e anëtarësisë së përfunduara do të dorëzohen në selinë blu në bazë të afateve të përcaktuara.

Mesazhi:

Ju lutem permbajuni afateve te permendura ne Udhezim. Listat e perfunduara ashtu si eshte percaktuar ne Udhezim do ti dergoni me email ne adresen antaresia@pd.al

Kopje e listes do ju dergohet me email Kryetareve te Degeve me sqarimet perkatese nga adresa antaresia@pd.al.

Dënohet me 10 vite burg shqiptari që tentoi të vriste një polic me sharrë elektrike në Skoci

0

Liridon Kastrati, 32 vjeç, shtetas shqiptar, u shpall fajtor për sulmin ndaj oficerëve të Policisë së Skocisë, pasi u pa në pamjet e kamerave të sigurisë duke kërcënuar policët me mjetin e rrezikshëm. Ai kishte mohuar akuzën për tentativë vrasjeje ndaj katër efektivëve të Policisë.

Sipas autoriteteve, objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit ishte oficeri Gary Cowan, i cili, sipas Policisë së Skocisë, është rikthyer tashmë në detyrë pas një ngjarjeje të cilësuar si “jashtëzakonisht traumatike”.

Gjykata vendosi që dënimi 10-vjeçar të llogaritet që nga muaji maj 2024, kur Kastrati u arrestua pas incidentit.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, i dënuari reagoi ashpër në sallën e gjyqit, duke goditur bankën e të pandehurve dhe duke bërtitur fillimisht në shqip.

Më pas, në anglisht, ai përdori fjalor fyes ndaj gjyqtarit William Gallacher dhe e quajti Skocinë “vend terrorist”, përpara se të nxirrej nga salla nga oficerët e sigurisë.

Autoritetet skoceze e kanë cilësuar rastin si një sulm serioz ndaj forcave të rendit dhe kanë theksuar se dhuna ndaj policisë do të përballet me ndëshkime të rënda ligjore.

Zjarr masiv në Elbasan, shkrumbohen banesat në Gurishtë-Shilbatër, katër persona mbeten pa strehë

0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në fshatin Gurishtë-Shilbatër, në Njësinë Administrative Tregan, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përkiste shtetasit Arif Paeshti.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit në të gjithë objektin.

Si pasojë e ngjarjes, katër anëtarë të familjes kanë mbetur pa strehë, në një kohë kur temperaturat në zonë regjistrojnë vlera negative. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet lokale vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kuvendi projekt për një televizion të vetin me 500 mijë € investim në 2026: Transmetime live, kronika, intervista

0

Në kulmin e debateve nëse televizioni publik duhet të mbyllet ose jo, Kuvendi i Shqipërisë prezanton projektin për një televizion të vetin, i cili do të prodhojë materiale edhe për RTSH-në.

Me një investim prej 500 mijë eurosh, Byrosë së Kuvendit iu kërkua miratim për krijimin e një redaksie televizive për institucionin.

“Media Room-i është menduar të jetë një qendër e integruar multimediale brenda Kuvendit të Shqipërisë, e konceptuar si një “redaksi televizive” profesionale, që funksionon në mënyrë të përhershme dhe bashkëpunon ngushtë me RTSH-në për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend”

Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re (Media-Room) pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë, sipas dokumentit.

“Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët. Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre. Dhe edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit”.

Fillimisht parashikohet të nisë puna me strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal, prodhim të përmbajtjeve bazike: Transmetime live, kronika, intervista, bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetimin dhe arkivim të materialeve.

“Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë. Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale”,-thuhet në dokumentin që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

500 mijë eurot do të shpenzohen për studio televizive moderne, prodhim të plotë video/audio për TV Parlamentar, dhe platformë publike televizive të Kuvendit, e integruar me shërbimet AI. Do të ofrohen komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave për seancat dhe komisionet.

Iniciativa premton të ofrojë përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.

    ◦ Arkiv Digjital i Indeksuar

    ◦ Shërbime për Media dhe Deputetë

    ◦ Debate dhe Interaktivitet

    ◦ Databazë Historike dhe Kulturë Parlamentare

    ◦ Multimedia dhe Platforma Online

Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë të kthehet në një turp kombëtar

0

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në X se sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon ” farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave”.

Rama u shpreh kritik duke shkruar se “tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave”.

Në përfundim ai vlerësoi mospërfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në këtë proces. “Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! 

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! 

Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

‘Nuk e firmosa unë njoftimin për vendimin e Apelit të GJKKO-së’, Veliaj depoziton kallëzim penal në Prokurori për falsifikim dokumentesh!

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.

Sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur.

Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht me shkresë nga vetë I.E.V.P. Durrës.

Në kallëzim thuhet se:

mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit të aktit të komunikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë.

Në kallëzim kërkohet:

• regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal,

• ekspertim grafik i nënshkrimit,

• hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur këtë dokument,

• si dhe hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm.

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, shqiptari i kishte shpëtuar një atentati 6 muaj më parë në të njëjtin burg! Ndodhej edhe në ‘status mbrojtjeje’

0

Jani Aliaj, 49-vjeçari shqiptar që u vra dje në burgun e Koridhalos në Greqi, kishte “status mbrojtjeje” pasi 6 muaj më parë i ishte bërë edhe një tjetër atentat në të njëjtin burg.

Sipas mediave greke, 49-vjeçari ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic, i cili ishte akuzuar për drogë.

Aliaj u godit me thikë brenda në qelinë e tij, nga një person që cilësohet vrasës me pagesë dhe më herët ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimin.

Kush ishte Jani Aliaj?

49-vjeçari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Gjithashtu akuzohej edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur.