Home Blog Page 5

Alarm nga OBSH për virusin Nipah, çfarë është dhe sa të rrezikuar jemi! Shtatë pyetje dhe përgjigje që duhet të dimë

0

Kujtime nga pandemia e Covid-19 janë rikthyer pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se janë identifikuar dy raste të një virusi të rrallë në një provincë të Indisë lindore, duke bërë që disa vende aziatike të forcojnë masat e sigurisë në aeroporte.

Virusi Nipah ka një shkallë vdekshmërie nga 40% deri në 75% dhe i përket së njëjtës familje virusesh me fruthin. Nuk është aq ngjitës sa Covid-19, por është shumë më vdekjeprurës.

Virusi mori emrin nga fshati në Malajzi ku u shfaq rasti i parë në vitin 1998. Që atëherë, raste janë regjistruar në Bangladesh, Indi, Filipine dhe Singapor. Bëhet fjalë për një zoonozë, pra një sëmundje që transmetohet nga kafshët te njerëzit.

Si transmetohet?

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), virusi transmetohet kur njerëzit bien në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara, zakonisht lakuriqë nate ose derra.

Ekspertët shpjegojnë se infektimi mund të ndodhë edhe nga konsumimi i frutave ose lëngjeve të kontaminuara nga urina apo pështyma e lakuriqëve të natës frutorë. Transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh vetëm përmes kontaktit shumë të ngushtë me një person të infektuar.

Periudha e inkubacionit varion nga katër deri në 14 ditë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e para përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti. Rastet asimptomatike janë shumë të rralla.

Sipas specialistëve, me përparimin e sëmundjes, rreth dy të tretat e pacientëve bien në koma brenda pesë deri në shtatë ditësh.

Në disa raste, virusi prek edhe sistemin e frymëmarrjes, duke shkaktuar kollë të fortë dhe ndryshime të dukshme në radiografitë e kraharorit. Shumica e pacientëve shfaqin gjithashtu ndryshime në lëngun cerebrospinal, që rrethon trurin.

Dëmtimet e indeve të shkaktuara nga nekroza pasqyrohen në ekzaminimet imazherike, ndërsa aktiviteti elektrik i trurit tregon ashpërsinë e sëmundjes.

Sa i rrezikshëm është virusi Nipah?

Virusi Nipah konsiderohet një nga patogjenët më të rrezikshëm, i klasifikuar në nivelin 4 të rrezikut biologjik, njësoj si virusi Ebola. Ekspertët paralajmërojnë se teorikisht ai mund të përdoret edhe për sulme bioterroriste, një skenar tepër shqetësues.

Ai përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë, mundësisë së transmetimit nga njeriu te njeriu, aftësisë për të shkaktuar epidemi dhe mungesës së vaksinave apo trajtimeve të miratuara. Virusi mund të prekë zona të trurit që kontrollojnë funksione jetësore, si lëvizja e syve, rrahjet e zemrës dhe tensioni i gjakut, duke shkaktuar dëmtime të pakthyeshme.

Personat që kanë kaluar sëmundjen dhe janë shëruar raportojnë se për shumë vite ndjejnë lodhje të vazhdueshme dhe vërejnë ndryshime në funksionimin e sistemit nervor.

Si vendoset diagnoza?

Diagnoza bëhet përmes një analize gjaku, e cila zbulon proteina specifike të virusit.

Si trajtohet?

Aktualisht nuk ekziston vaksinë apo terapi e synuar për virusin Nipah. Trajtimi është mbështetës, ndërsa pacientët me simptoma të rënda neurologjike kanë nevojë për mbështetje mekanike të frymëmarrjes.

Substanca aktive ribavirinë, e përdorur në trajtimin e hepatitit kronik C, mund të ndihmojë potencialisht disa pacientë, por efektiviteti i saj nuk është i garantuar. Për këtë arsye, komuniteti mjekësor përqendrohet kryesisht në parandalim, duke reduktuar rrezikun e transmetimit nga kafshët dhe njerëzit dhe duke vendosur masa të rrepta sigurie sapo identifikohet një rast.

Ku janë regjistruar epidemi?

Çdo vit regjistrohen epidemi të virusit Nipah në disa vende të Azisë, kryesisht në Bangladesh, Indi, Malajzi, Filipine dhe Singapor. Sipas CNNi, Bangladeshi ka shënuar numrin më të madh të rasteve.

Kjo lidhet me faktin se lakuriqët e natës frutorë janë më të përhapur në këtë rajon. Muajt më “të rrezikshëm” janë nga dhjetori deri në maj, gjatë periudhës së çiftëzimit të tyre.

Virusi Nipah është identifikuar gjithashtu te lakuriqët e natës në Kinë, Kamboxhia, Tajlandë, Madagaskar dhe Ganë. Deri më sot, nuk është regjistruar asnjë rast në SHBA apo në Evropë.

A jemi të rrezikuar?

Virusi është jashtëzakonisht i rrallë. Lajmi i mirë është se deri në vitin 2024 janë regjistruar vetëm 754 raste në total.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rreziku i përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës jashtë Indisë konsiderohet shumë i ulët./CNN

Mashtronin qytetarët se do t’iu blinin apartamente dhe më pas i merrnin paratë, arrestohet çifti në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit “Agjentët e rremë”.

Dy të arrestuarit (bashkëjetues), iu  merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke për t’i bindur për depozitimin.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh”, njofton policia.

Vijojnë hetimet e thelluara në lidhje me këtë ngjarje.

Tronditet futbolli iranian, lojtarja 27-vjeçare vritet gjatë protestave

0

Zahra Azadpour, 27-vjeçare dhe futbolliste në Ligën e Femrave të Teheranit, u vra nga forcat e sigurisë të Republikës Islamike, gjatë protestave në qytetin Karaj, në pjesën perëndimore të kryeqytetit iranian.

Azadpour ishte e njohur për kontributin e saj në ekipin ‘Mehregan Pardis’ të Teheranit, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për ekipet ‘Azarakhsh’ dhe ‘Saba’.

Ajo gjithashtu ishte pjesë e kampit stërvitor të përfaqësueses së femrave të Iranit.

Përveç futbollit, Azadpour ishte edhe alpiniste me përvojë, duke ngjitur maja të njohura si Damavand dhe Spilet.

Sipas gazetarit sportiv iranian Mojtaba Pourbahs, trupi i saj iu dorëzua familjes tre ditë pas vdekjes, dhe varrimi u zhvillua në qytetin Islamshahr, vendlindjen e saj.

Në Iran, për shumë gra futbolliste dhe sportiste, angazhimi në sport shihet si një formë rezistence ndaj sistemit të kufizimeve gjinore.

Sporti femëror në vend përballet me rregulla strikte, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të hixhabit gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Në të njëjtën kohë, sportet e grave nuk financohen sa duhet.

Shumë ekipe nuk kanë infrastrukturë bazë, mbështetje mjekësore dhe paga të qëndrueshme, duke i detyruar atletet të mbulojnë vetë kostot e pjesëmarrjes.

Vokshi denoncon nga Strasburgu: Ndryshimet në Kodin Penal në Shqipëri po frikësojnë median dhe mbrojnë pushtetin

0

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndryshimet e fundit në Kodin Penal në Shqipëri, duke theksuar se ato bien në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE/ODIHR. Ajo theksoi se mbajtja e shpifjes si vepër penale krijon pasiguri juridike dhe një efekt frikësues ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Vokshi bëri të ditur se aktualisht 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje dhe akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta, duke bllokuar prej javësh kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërkohë që Parlamenti nxitoi të miratojë një Kod Penal që forcon presionin mbi fjalën e lirë.

Fjala e plotë:
Faleminderit, Zoti Drejtues. Do të flas për miratimin e Kodit Penal në Shqipëri dhe efektin frikësues që ai krijon ndaj medias. Këtë javë, të martën në mbrëmje, pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime në Kodin Penal që bien drejtpërdrejt në kundërshtim me gjetjet dhe rekomandimet e vetë Këshillit të Evropës.

Vetëm pak muaj më parë, Këshilli i Evropës lehtësoi punën e grupeve të punës në kuadër të Platformës së Dialogut për Lirinë e Shprehjes. Ekspertë të pavarur ligjorë arritën në një përfundim të qartë dhe unanim: shpifja dhe fyerja duhet të depenalizohen plotësisht, pa përjashtime, pa regjistra dhe pa kushte. Penalizimi, paralajmëruan
ata, krijon një efekt frikësues mbi gazetarët, shoqërinë civile, denoncuesit dhe mbi të gjithë ata që flasin në interes të publikut. Megjithatë, në vend që të zbatojë këtë rekomandim, mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë zgjodhi një rrugë tjetër, në kundërshtim me rekomandimet e kësaj Asambleje, të OSBE/ODIHR, të Bashkimit Evropian dhe thirrjeve të përsëritura të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

Shpifja pra mbetet një vepër penale. Mbrojtja bëhet selektive dhe e kushtëzuar. Pasiguria juridike thellohet dhe rreziku i intimidimit përmes procedurave penale mbetet. Ndërkohë që flasim, 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje, të ngritura nga ministra, kryetarë bashkish, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i vetingut. Kjo përbën një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Standardet evropiane janë të qarta: shpifja dhe fyerja duhet të trajtohen, ose s duhet te trajtohen, ose vetëm përmes së drejtës civile dhe në mënyrë proporcionale.

Kjo përbën një devijim të drejtpërdrejtë nga standardet e Këshillit të Evropës, nga Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga qëndrimi i kahershëm i kësaj Asambleje se ligji penal nuk duhet të përdoret asnjëherë për të rregulluar debatin publik. Kodi Penal u votua, ndër të tjerë, edhe nga Zëvendëskryeministrja, imuniteti parlamentar i së cilës po bllokohet aktualisht për të penguar arrestimin e saj, pavarësisht kërkesës formale të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Ironia është e dhimbshme. Në Shqipëri, një qytetar i zakonshëm rrezikon burgun për parkim të dyfishtë në vendin e gabuar, ndërsa një Zëvendëskryeministre nën hetim për shkelje në prokurime publike me vlerë 1.1 miliardë euro mbetet e paprekshme dhe voton për legjislacionin penal.

Për gjashtë javë me radhë, Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar qëllimisht të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj. Belinda Balluku. Mbledhjet janë anuluar, axhendat janë bllokuar, afatet janë shpikur dhe madje është përdorur si justifikim edhe një kërkesë krejtësisht e paarësyeshme drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë që prej Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, Parlamenti nxitoi, pas mesnate, të miratojë një Kod Penal që forcon
presionin penal mbi fjalën dhe qytetarët, ndërsa mbron pushtetin nga llogaridhënia. Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Është një përmbysje sistematike e
shtetit të së drejtës: e ashpër për të dobëtit dhe e paralizuar për të fuqishmit. Nëse kjo Asamble toleron një bllokim të tillë të drejtësisë, kredibiliteti i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri vihet seriozisht në rrezik.

Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarët në Britaninë e Madhe (EMRAT)

0

Dy shtetas shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe për vdekjen e një burri 63-vjeçar, i cili humbi jetën pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor 2025 në Gillingham. Viktima i identifikuar si Tom Wallace, ishte një kirurg dentar dhe baba i tre fëmijëve.

Albert Matraxhiu dhe Erald Paci, të dy 29 vjeç, akuzohen se drejtuan makinën në mënyrë të rrezikshme dhe u larguan nga vendngjarja pas aksidentit, raporton BBC.

Albert Matraxhiu nuk e pranoi akuzën për drejtim të rrezikshëm, por pranoi një akuzë më të lehtë për drejtim të pakujdesshëm. Prokuroria kërkoi që çështja të shkojë në gjyq për akuzën më të rëndë.

Gjykatësi vendosi që seanca e radhës të mbahet më 13 korrik dhe la të dy të pandehurit në paraburgim deri në përfundim të gjyqit.

Nën efektin e lëndëve narkotike, 45-vjeçari nga Durrësi përplas makinën e policisë në tentativë për t’u arratisur! I gjendet kokainë dhe elektroshok

0

Autoritetet e Durrësit finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja e shumëfishtë”, ku u arrestua shtetasi J.I., 45 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, vjedhje dhe posedim armësh të ftohta.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 45-vjeçari përplasi automjetin e Policisë, i cili e ndiqte pas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në automjetin që drejtonte u gjetën sasi Heroine, Kokainë dhe një elektroshok.

Në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë, njëri për vjedhje dhe tjetri për shitjen e drogës (ky i fundit i kishte dhënë automjetin me qira 45-vjeçarit). Po ashtu, një shok i 45-vjeçarit po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka kanosur një person me pistoletë lodër, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të veprimeve operacionale, menjëherë pas një kallëzimi të marrë për një rast kanosjeje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja e shumëfishtë”.

Gjatë operacionit u identifikua shtetasi që dyshohet se kishte kanosur kallëzuesin, për motive të dobëta, E. H., 36 vjeç, banues në Kavajë, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në automjet, 36-vjeçarit iu gjet pistoleta lodër me të cilën dyshohet se kreu kanosjen. Sendi u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Në momentin e konstatimit të 36-vjeçarit, ai shoqërohej me shtetasin J. I., 45 vjeç, banues në Durrës, i cili sapo ka parë afrimin e shërbimeve të Policisë, është larguar me shpejtësi, me automjet. Shërbimet i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe kanë mundësuar arrestimin e tij. 45-vjeçari gjatë lëvizjes me shpejtësi, ka përplasur me automjet, automjetin e Policisë. Si pasojë pati vetem dëme materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi J. I. e drejtonte automjetin që kishte marrë me qira nga shtetasi B. M., 51 vjeç, në efektin e lëndëve narkotike. Nga kontrolli në automjet u gjetën sasi drogash të forta (Heroinë dhe Kokainë) dhe 1 elektroshok.

Si rezultat i verifikimeve të mëtejshme dyshohet se shtetasi J. I., në bashkëpunim me shtetasin V. K., 32 vjeç, ka vjedhur mëngjesin e djeshëm, në një servis për automjete, bateri automjeti dhe sasi nafte.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të 45-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të dokumentuar plotësisht, me prova ligjore veprimtaritë kriminale ku është përfshirë ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I dënuar në SHBA për akte terroriste/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmetit

0

TIRANË- Prokuroria Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i cili rezulton i dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste.

Konkretisht, Alimehmeti rezulton i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, pasi ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

Emigracioni 2.0 | Brezi i ri shqiptar rritet mes dy botëve

0

Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe dy realiteteve. Por bashkë me potencialin e madh ekonomik dhe arsimor, vijnë edhe rreziqe: shkëputja e brezit të ri nga Shqipëria dhe humbja e kapitalit njerëzor.

Pyetja thelbësore është nëse vendi do të dijë ta kthejë këtë energji të re në zhvillim, apo do ta lërë të shpërndahet jashtë kufijve.

Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht në Greqi, Itali apo Gjermani, ndërsa fëmijët mbeteshin pas në Shqipëri, në kujdesin e mamasë apo gjyshërve.

Kujtesa kolektive e atyre viteve është plot me imazhe valixhesh, por edhe me lot; me telefonata të rralla nga kabinat publike, me dhurata që vinin për festa apo për datëlindje, si një mënyrë për të zëvendësuar mungesën fizike dhe emocionale të prindit.

Emigracioni ishte sakrificë. Një premtim për një jetë më të mirë, por që “paguhej” me vite të tëra ndarjeje dhe me një brez fëmijësh që u rritën duke njohur prindërit e tyre më shumë në fotografi sesa në përditshmëri.

Por sot, fotografia e emigracionit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht. Valët e reja të largimeve nuk janë më arrati ekonomike të individëve, por është e gjithë familja që i “zhvendos” rrënjët dhe shkon së bashku. Tashmë këto rrënjë shtrihen në dy vende, në dy realitete. Dhe kështu ka lindur një fenomen i ri, që cilësohet “emigracioni 2.0”, që nuk nënkupton ndarje, por jetë të dyfishtë.

Në ndryshim nga brezi i parë që kërkonte të mbijetonte dhe të siguronte të ardhura për familjen në Shqipëri, brezi i dytë kërkon cilësi jete, arsim më të mirë dhe stabilitet. Ata nuk e shohin më emigrimin si një fazë të përkohshme, por si një projekt afatgjatë familjar.

Fëmijët e tyre ndjekin shkolla në Itali, Gjermani apo Francë, mësojnë dy gjuhë njëherësh, përfshihen në kultura të ndryshme, ndërkohë që verën e kalojnë në Shqipëri, në shtëpitë që prindërit kanë blerë apo ndërtuar me kujdes për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës.

Ndikimi emocional që fëmijët përjetojnë gjatë emigrimit është shumë më i ndërlikuar sesa një proces i thjeshtë “përshtatjeje”, sepse, siç shpjegon psikologia Valentina Telhaj, “fëmijët e përthithin tensionin e prindërve si sfungjer, edhe kur s’kanë asnjë fjalë për ta përshkruar atë”, dhe për këtë arsye, gjurmët emocionale të tranzicionit shpesh shfaqen më vonë, në forma të ndryshme ankthi, tërheqjeje apo ndryshimi sjelljesh.

Por rrënjët e kësaj përvoje nuk janë vetëm psikologjike: ekonomistja Silvi Boçe i sheh vitet e para të emigrimit si periudhën që “krijon kontradikta të padukshme brenda familjes, sepse prindi përpiqet të mbijetojë ekonomikisht, ndërsa fëmija përpiqet të mbijetojë emocionalisht”.

Sipas saj, të ardhurat e paqëndrueshme, dhe oraret e gjata të punës e reduktojnë në minimum kohën cilësore me fëmijët, duke krijuar “një boshllëk të heshtur që fëmija e mbush me pasiguritë e veta”.

Nga ana tjetër, sociologia Marsida Simo thotë se fëmijët e emigrantëve jetojnë “në dy sisteme paralele vlerash, ku asnjëri nuk është i plotë dhe asnjëri nuk është plotësisht i tyre”, duke krijuar një gjendje identitare që luhatet mes kujtesës familjare dhe normave të reja shoqërore.

Ky dualizëm vihet re në mënyrën sesi ata flasin, sillen dhe ndërtojnë marrëdhënie, shpesh me një maturi që e tejkalon moshën, shpjegon ajo.

Në shkollë, përplasja bëhet edhe më konkrete: një mësuese në Milano shpjegonte para pak javësh në TikTok se “fëmijët shqiptarë e kapin materialin akademik shumë shpejt, por të flasësh me vetëbesim është prova më e vështirë, sepse gjuha i ndjek si hije gjatë gjithë ditës”.

Ndërsa Eris M., nënë në Gjermani, rrëfen se djali i saj i vogël i ka thënë: “Në shtëpi jam unë, në shkollë jam dikush që s’e njoh”, një fjali që përmbledh brendësinë e dy botëve të cilat fëmijët përpiqen t’i bashkojnë.

Studimet ndërkombëtare, sipas znj. Simo, tregojnë se “procesi i integrimit emocional të fëmijës është proporcional me qetësinë ekonomike të familjes” dhe se vonesat apo sjelljet regresive janë të zakonshme në vitin e parë e të dytë pas emigrimit, sidomos kur gjuha e re nuk është përvetësuar ende.

Por edhe komunitetet shqiptare jashtë vendit e vëzhgojnë këtë dinamikë çdo ditë, shqiptarët në diasporë shprehen gjithmonë se “fëmijët e emigrantëve janë fëmijë të dy brezave, atë që po e ndërtojnë në vendin ku jetojnë dhe atë që u mbetet si kujtim i Shqipërisë”.

Kjo e bën rolin e prindit më të rëndësishëm, sepse, siç thotë psikologia Telhaj, “stabiliteti i brendshëm i fëmijës fillon nga stabiliteti i përditshëm i shtëpisë: një drekë e përbashkët, një bisedë e shkurtër, një rit i vogël kulturor që krijon vazhdimësi në një botë që përndryshe ndryshon çdo ditë”.

Ekspertët e arsimit shtojnë se përfshirja e prindërve në shkollë është vendimtare, sepse krijon ura komunikimi që fëmija vetë nuk arrin t’i artikulojë. Ndërkohë, ekonomistët theksojnë se mbështetja e komunitetit, orientimi në tregun e punës dhe stabiliteti material ndikojnë drejtpërdrejt në shkallën e integrimit akademik të fëmijës.

Ky mozaik faktorësh, si emotivë, ekonomikë, kulturorë, gjuhësorë, tregon se suksesi i një fëmije emigrant nuk matet vetëm me notat në shkollë, por me aftësinë e tij për të krijuar një identitet të qëndrueshëm në dy botë që shpesh i kërkojnë gjëra të ndryshme.

Dhe siç thotë në fund psikologia Telhaj “nëse prindi arrin t’i tregojë fëmijës se dy botët nuk janë barrë, por pasuri, atëherë përshtatja shndërrohet nga sfidë në mundësi”.

Dimensioni ekonomik

Në dekadën e fundit, emigracioni shqiptar ka hyrë në një fazë të re që nuk lidhet më me varfërinë ekstreme apo mungesën totale të punës, por me kërkimin për cilësi më të mirë jete, arsim më të avancuar dhe stabilitet afatgjatë.

Kjo fazë po e transformon rrënjësisht mënyrën se si familjet shqiptare funksionojnë ekonomikisht dhe si projektojnë të ardhmen e tyre financiare.

Nëse në fillim të viteve 2000, remitancat ishin “paratë e mallrave bazë”, për të paguar faturat, ushqimin dhe shpenzimet e përditshme, sot flukset financiare nga emigrantët janë bërë më të qëndrueshme, më të larta dhe më të orientuara drejt investimeve.

Vetëm në vitin 2023, remitancat që shqiptarët jashtë vendit dërguan te familjarët e tyre në Shqipëri arritën në rreth 930 milionë euro, me një rritje prej 11.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit , dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Familjet që emigrojnë sot nuk synojnë më vetëm të “dërgojnë dikë jashtë për të sjellë para”, por të ndërtojnë një strategji të dyfishtë ekonomike. Ato investojnë njëkohësisht në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, apartamente në qytetet kryesore, vila ose shtëpi në zonat rurale dhe në arsim cilësor jashtë vendit për fëmijët e tyre.

Kjo qasje i kthen familjet emigrante në aktorë ekonomikë transnacionalë, që mbajnë lidhje të dyfishta me tregjet e dy vendeve: konsumojnë dhe investojnë në Shqipëri, por fitojnë dhe kursejnë jashtë.

Sipas agjencive imobiliare, rreth 40–45% e blerjeve të apartamenteve në zonat urbane (veçanërisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë) kanë si burim fondi të ardhura nga emigracioni.

Diaspora, veçanërisht ajo që jeton në Itali, Greqi, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, po ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë, emigracioni po kthehet në një nga faktorët më të rëndësishëm që po formëson kërkesën e brendshme dhe çmimet në sektorin e ndërtimit.

Krahas kësaj, investimi në arsim jashtë vendit është bërë pjesë thelbësore e strategjisë ekonomike të familjeve shqiptare në emigracion. Në vitet e fundit, numri i studentëve shqiptarë që ndjekin universitetet europiane është rritur, me destinacione kryesore Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Por ndryshimi i vërtetë qëndron te fëmijët që rriten midis dy sistemeve, ndjekin pjesërisht shkollën në Shqipëri dhe më pas vijojnë jashtë. Shumë familje shpenzojnë mijëra euro në vit për të siguruar edukim dygjuhësh, qoftë në shkolla ndërkombëtare në vend, qoftë në sistemet arsimore të vendeve pritëse.

Ky model “jetese në dy vende” ka pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë, rritet hyrja e valutës dhe investimeve që mbajnë të qëndrueshme konsumin dhe tregun imobiliar.

Nga ana tjetër, rritet rreziku i shkëputjes së brezit të ri nga tregu i punës shqiptar, pasi shumë prej këtyre fëmijëve të emigracionit 2.0 mësojnë, diplomohen dhe hyjnë në tregun e punës jashtë vendit, pa u integruar kurrë në ekonominë vendase.

Në fakt, arsimi është bërë shtylla qendrore e strategjisë familjare të emigracionit modern. Prindërit që kanë emigruar në vitet 2000, të cilët kanë bërë kryesisht punë fizike, sot investojnë te fëmijët e tyre përmes edukimit jashtë vendit.

Ata nuk dërgojnë më remitanca vetëm për konsum, por paguajnë shkolla ndërkombëtare, tarifa universitare dhe kurse gjuhe. Ky është një investim në kapital njerëzor, jo vetëm për individin, por potencialisht edhe për Shqipërinë, nëse ky brez do të ruajë lidhjet me vendin e origjinës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai i arsimimit të fëmijëve të emigrantëve, që shpesh ndjekin dy sisteme paralelisht. Shumë prej tyre kalojnë pjesë të vitit shkollor në Shqipëri, duke frekuentuar shkolla publike ose private, dhe më pas kthehen në vendin pritës, ku rifillojnë shkollën sipas sistemit lokal.

Kjo krijon një përvojë dygjuhëshe dhe shumëkulturore, e cila nga njëra anë u jep atyre fleksibilitet, por nga ana tjetër krijon sfida të ndërlikuara identitare dhe sociale. Ata mësojnë të shkruajnë dhe të mendojnë në dy gjuhë, por shpesh ndihen “as këtu, as atje”.

Shkollat në diasporë dhe nismat për mësimin e gjuhës shqipe po përpiqen të ruajnë këtë lidhje. Në Itali, Greqi e Zvicër janë hapur dhjetëra kurse të mësimit të shqipes, të mbështetura nga qeveria shqiptare dhe organizata të diasporës.

Megjithatë, për shumicën e fëmijëve që lindin dhe rriten jashtë, lidhja me Shqipërinë mbetet simbolike, përmes familjes, pushimeve verore dhe rrjeteve sociale./Marrë nga Monitor

Tmerr në Greqi, 52-vjeçari vret dy gra, njërën e hodhi në koshin e plehrave, tjetrën e fshehu në bodrum

0

Dy burra, të moshës 52 dhe 50 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet greke, të akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, si edhe për një rast të rëndë përdhunimi. Çështja ka tronditur opinionin publik, pasi një bodrum në zonën Menemeni të Selanikut u zbulua si vendi ku dyshohet se janë kryer krimet.

Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka pranuar fajin dhe ka çuar policinë drejt bodrumit.

Rasti doli në dritë natën e së premtes, më 30 janar, gjatë një emisioni investigativ.

Viktima e parë dyshohet të jetë 46-vjeçarja Maria Angelakoudi, e zhdukur që nga fillimi i tetorit 2024. Familja e saj kishte denoncuar zhdukjen në Aleksandrupoli. Sipas rrëfimit të autorit të dyshuar, më 30 tetor 2024 ai e vrau Marian në bodrumin ku konsumonin drogë, pasi ajo po fliste me zë të lartë në telefon. Ai deklaroi se i mbylli gojën dhe e mbyti, ndërsa më pas, me ndihmën e bashkëpunëtorit, hodhi trupin e saj në mbeturina.

Hetimet morën një kthesë dramatike kur, në tarracën e të njëjtës ndërtesë, u gjet trupi i pajetë i një gruaje të dytë, e zhdukur gjatë verës së vitit 2025.

Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Evridiki (Vicky) Koutsaki, e zhdukur që në korrik 2025. Edhe për këtë rast, 52-vjeçari dha një version tjetër, duke pretenduar se gruaja kishte vdekur në gjumë nga shkaqe natyrore, por në vend që të njoftonte autoritetet, ai e fshehu trupin e saj në tarracë, të mbuluar me batanije.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Greke, vrasjet u zbardhën pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar në Greqinë Veriore. Dosja i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe nëse ka edhe vepra të tjera penale të lidhura me këtë çështje.

Ndërron jetë ylli i “Home Alone”/ Catherine O’Hara, vdes në moshën 71 vjeçare

0

Ka ndërrur jetë ylli i Hollivudit, Catherine O’Hara, e njohur për rolin e saj si matriarkja në serialin e filmave “Home Alone” dhe në sitcom-in “Schitt’s Creek”. Zyra e menaxherit të Catherine O’Hara ka konfirmuar vdekjen e aktores në moshën 71 vjeç për BBC-në, duke thënë në telefon, “Po, për fat të keq është e vërtetë”. 

Gjithashtu i tha BBC-së se shkaku i vdekjes së aktores nuk dihet ende. Karriera të tjera të rëndësishme në filmat ku ka luajtuar aktorja përfshijnë disa dokumentarë mockup në filmat “Best in Show” të vitit 2000 dhe “A Mighty Wind” të vitit 2003… plus “Beetlejuice Beetlejuice” dhe origjinalin “Beetlejuice