Home Blog Page 6

SPAK i mbyll derën Komisionit ‘Xhafaj 2’: Cënim i pavarësisë

0

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e Mandateve në Kuvend, komisioni i Përhershëm Parlamentar Xhafaj kërkonte të futej në axhendën e SPAK.

Kërkesa lidhej me një vizitë monitoruese mbi rezultatet e SPAK për pastrimin e parave. Në dokumentin që disponon TCH, politika e mbështet kërkesën tek një shkresë e Agjencisë së Inteligjencës Financiare drejtuar kuvendit dhe disa institucioneve për disponimin e të dhënave rreth pastrimit të parave.

Por SPAK i thotë ‘jo” takimit me komisionin Xhafaj, që ishte sugjeruar të mbahej në 6 shkurt 2026. SPAK në këtë dokument, e cilëson takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme. 

“Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit.”

Megjithatë SPAK lë një dritë jeshile për bashkëpunim me komisionin, kur i kujton se mund ta informojë sipas ligjit, por jo ta monitorojë.

“Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndër institucional me komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese.”

Në dokument nënvizohet se SPAK e ka kryer më herët raportimin mbi përmbushjen e rekomandimeve të Task forcës. Ky informim kryhet në kuadër të procesit të Shqipërisë nga Moneyval, Organizata Ndërkombëtare e Monitoritimit kundër pastrimit të parave.

Komisioni parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” e nisi punën, pasi Kuvendi miratoi në prill vetëm me votat e Partisë Socialiste ngritjen e tij. Asakohe Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ekspertë në këtë komision. 

Zyrtari europian kritikon Shqipërinë për paraburgimin, Rama pro tij: Më shumë paraburgosur sesa të burgosur, kemi alarmua edhe KE

0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij deklaratën e Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, sa i takon praktikës së paraburgimit në vendin tonë.

“Mbipopullimi i burgjeve mbetet sfidë e madhe për administratën shqiptare të burgjeve dhe këtë nuk e them unë. E thotë Komiteti ynë për Parandalimin e Torturës.

Paraburgimi mund të justifikohet në një rast të caktuar vetëm nëse ekzistojnë tregues specifikë për një nevojë reale të interesit publik. Gjykata për të Drejtat e Njeriut vëren gjithashtu se autoritetet kombëtare gjyqësore duhet të marrin në konsideratë marrjen e masave më pak dëmtuese se paraburgimi në fazën para nisjes së gjyqit, në varësi të rrethanave specifike të çështjes.

Është përgjegjësi e autoriteteve gjyqësore që të sigurojnë, në një rast të caktuar, se paraburgimi i një personi të akuzuar të mos tejkalojë një afat të arsyeshëm. Gjykata e Strasburgut e thotë qartë, se barra e provës në këto raste nuk duhet të përmbyset duke ia ngarkuar personit të ndaluar detyrimin për të provuar ekzistencën e arsyeve që justifikojnë lirimin e tij.

Problemi kryesor i praktikës së paraburgimit në Shqipëri është përdorimi i tepruar dhe i paarsyetuar mjaftueshëm i kësaj mase, veçanërisht në gjykatat e shkallës së parë dhe gjatë rishikimeve periodike”, ka deklaruar dje në Tiranë, 29 janar, Esposito.

Kreu i qeverisë shkruan krahas videos se “arresti me burg pa gjyq ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me shumë të paraburgosur se sa të burgosur, duke alarmuar edhe Këshillin e Europës”.

Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

0

Janë rikthyer sërish në vend skemat mashtruese të ngjashme me firmat piramidale. Kujtojmë që muaj më parë një skemë e tillë u përhap masivisht në të gjithë vendin duke mashtruar mijëra qytetarë, të cilët humbën shumë para.

Por, në atë kohë institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret për ta ndaluar këtë skemë mashtruese dhe nuk u zhvillua një hetim i thelluar për të identifikuar përgjegjësit, duke krijuar kështu terren të favorshëm për rikthimin e kësaj skeme sërish.

Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit si Lezha dhe Fieri, skema më e re, e quajtur “Ivuu”, po funksionon përmes aplikacionit “Telegram”. Pre e saj, sipas të dhënave, janë bërë shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, duke rikthyer në kujtesë mashtrimin e pak kohëve më parë.

Rreth një vit më parë qytetarët investuan shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se brenda dy javësh do të përfitonin dyfishin e investimit. Skema funksiononte në formë zinxhiri, ku çdo individ sillte persona të rinj dhe përfitonte komisione. Shumëfishimi i parave realizohej përmes të ashtuquajturave “sinjale”, të cilat rrisnin buxhetin në një portofol elektronik dhe nxisnin investime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë, mjaftonte një investim fillestar prej 1 deri në 2 mijë euro, së bashku me dorëzimin e kartës së identitetit, ndërsa komunikimi zhvillohej në “Telegram”. Shumë persona humbën shuma të mëdha parash, ndërsa përfituesit realë ishin vetë organizatorët e skemës së mashtrimit. E njëjta skemë, me të njëjtën formulë, në të njëjtin kanal komunikimi, po zhvillohet sërish, e përsëri po bën viktima shumë persona.

Trafiku i 1.3 ton kokainë! Arrestohet në Turqi vëllai i ‘Visit të Pojës’

0

Bledi Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike. Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje. Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun korhor të 5 viteve, nga viti 2020-2025.

Në maj të 2025, 14 personat u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Ura”, i cili goditi një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Operacioni kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.  Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Rrjeti kishte në krye Elvis Doçin, i njohur si ‘Visi i Pojës’, i cili bashkëpunonte me 2 grupe kriminale të drejtuara nga Adi Çoba dhe Erigels Presi.

Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia. Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja.

Vrau në mënyrë barbare 9-vjeçarin në Gramsh, arrestohet pas 29 vjetësh në Greqi 59-vjeçari! (EMRI)

0

Arrestohet në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë 59-vjeçari Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997 Gramsh me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga burgu.

Kostandin Nishku ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1998 për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta” dhe prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 1997, Kostandin Nishku i shkoi në shtëpi i armatosur personit që i kishte vrarë të vëllain, K. B., dhe kërkoi vëllain e këtij të fundit. Familjarët nuk i kanë treguar vendndodhjen dhe Kostandin Nishku i vrau djalin 9 vjeç.

Apeli i GJKKO e la në burg, Meta: Drejtësi me regji! Prokurorët gënjyen për të manipuluar gjykatën

0

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli. Ai tha se nuk ka çudi nga drejtësia me regji.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim.

Për më shumë komunikojmë nesër”, shkruan Meta.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja arsyeja dhe kush do ta zëvendësojë!

0

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.

Ndërkohë, në vend të tij është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Artion Duka ka qenë më parë Drejtor i Forcave Operacionale. Por ai është akuzuar si i përfshirë çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher’.

Arratisja e Altin Ndocit ‘para syve’ të drejtorëve, Lamallari: Janë marrë masa, shkarkime dhe transferime!

0

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari në një konferencë për mediat komentoi arratisjen e Altin Ndocit, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë.

Besfort Lamallari tha se masat ishin të menjëhershme, me shkarkimin e drejtorit të Burgut dhe gjithë zinxhirit komandues.

Lamallari tha se i ka kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme

“Reagimi i ministrit ishte i shpejtë, duke nisur nga pezullimi i zinxhirti përgjegjës dhe duke i vënë në dispozicion të hetimit penal, u shkarkuar drejtori i burgut, por duke bërë me këtë rast edhe transferimin të dënuarve në burgje më siguri më të lartë. Krahas këtyre masave, i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme, apo edhe evidentimin e paligjshmërive që kanë të bëjnë me futjen e sendeve të paligjshme. Kjo kërkon masa më të gjëra se një rast konkret. Këto vizita nuk ishin njoftuar as në drejtorinë e burgjeve, kjo ka qenë arsyeja pse kam marrë vendimin për shkarkimin e drejtorit i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve të jenë të pranishëm në çdo IEVP, për të garantuar evidentimin e këtyre situatave, është raport që po përgatitet. Ka informacione ditore që përcillen nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve”, tha Lamallari.

E rëndë në Bulqizë, babai plagos me thikë djalin, arrestohet nga policia

0

Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç.

Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Rama: BE do na mbështesë me fonde për fermerët, çfarë duhet të keni gati

0

Rreth 250 mln euro janë në dispozicion për fermerët dhe bujqit shqiptarë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama nga Divjaka gjatë takimit me fermerët për Skemën Kombëtare 2026.

Rama tha se përveç qeverisë, fermerët do të kenë edhe mbështetje nga BE e cila do të japë fonde nëse çdo kush prej tyre ka një projekt gati për t’i përdorur ato fonde.

“Buxheti i shtetit është më i thjeshtë se përcaktohet nga qeveria e përcaktohet nga parlamenti dhe vjen tek bujku e fermerët me një kanal të drejtpërdrejtë që është aplikimi përkatës. Komponentët e tjerë janë pak më të vështirë por janë komponentë që do bëhen gjithmonë e më të pranishëm dhe duhet që të gjithë të përpiqen ti mësojnë dhe ti shfrytëzojnë. Sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve nuk është problem në aspektin financiar. Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe e përgatitjes për të thithur ato para. Ne do kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE dhe këto lidhen se sa të aftë jemi ne që ti thithim dhe për këtë duhen disa gjëra që nuk mund të shmangen që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda një projekt dhe argumentet që ky projekt vlen. Ne kemi vënë në dispozicion të fermerëve në 250 mln euro që mund të shkojë dhe 1 miliard euro që do kalojnë nga Banka e Shqipërisë drejt bankave të nivelit të dytë dhe normat e interesit do jenë shumë të ulta”, tha Rama.

Kryeministri më tej evidentoi edhe një mangësi, ajo e bashkëpunimit të bashkive me fermerët.

“Ka një mangësi që ne ende nuk po e adresojmë dot. Bashkitë duhet të jenë më aktive në bashkëpunim me fermerët për të adresuar këto shqetësime. Nuk duhet të ketë asnjë problem”, tha Rama.