Home Blog Page 7

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes fatale me kamionin

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes, më 29 janar, në rrugën Sanità, që lidh Saviglianon me Vottignascon, në zonën Gorra të qytetit Savigliano, Itali.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Jeep Avenger është përplasur ballë për ballë me një kamion Iveco. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka pasur pasoja tragjike.

Siç raportojnë mediat italiane, dy të rinj shqiptarë, pak mbi të njëzetat, të cilët udhëtonin në automjetin tip SUV, kanë humbur jetën në vendngjarje. Një i tretë, që ndodhej gjithashtu në Jeep, u transportua me ambulancë drejt spitalit të Saviglianos, në gjendje të stabilizuar.

Nga përplasja është përmbysur edhe mjeti i rëndë, i cili ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Dy personat që ndodheshin në kamion, një çift bashkëshortësh nga Costigliole Saluzzo, kanë mbetur të plagosur. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Saviglianos, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me helikopter drejt spitalit të Cuneos.

Në vendngjarje ndërhynë helikopteri i emergjencës 118, dy ambulanca të pajisura me mjekë, zjarrfikësit, policia lokale dhe karabinierët. Rruga u bllokua për disa orë për të mundësuar hetimet dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Autoritetet italiane po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Aksident në Kukës, automjeti përplas këmbësoren, 49-vjeçarja dërgohet në spital

0

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.

Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.

Një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Athinë, goditet me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

0

Një sulm me thikë është regjistruar mesditën e së enjtes në burgun e Malandrinos, ku objektiv ka qenë ekzekutori shqiptar i njohur me pseudonimin “Dimos”, menjëherë pas transferimit të tij në këtë institucion penitenciar.

Dhimitër Meçi, i njohur me nofkën “Dimos” konsiderohet si një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Athinë dhe dyshohet se ka qenë organizatori kryesor i tentativës për vrasjen e Jani Lalas në maj të vitit 2025.

Në atë atentat, automjeti i Lalas u qëllua me dhjetëra plumba nga armë automatike kallashnikov, por ai arriti të shpëtonte pasi udhëtonte me një makinë të blinduar.

Megjithatë, më 1 nëntor, Jani Lalas u ekzekutua në zonën e Arahova-s. Për këtë ngjarje, autoritetet greke arrestuan katër persona, shtetas grekë dhe me origjinë ruse, të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Sipas burimeve, “Dimos” kishte lidhje të ngushta me Panajotis Vlaston, një nga drejtuesit e të ashtuquajturës “Greek Mafia”.

Pas arrestimit, ai mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Kordhialos, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar transferimi i tij në burgun e Malandrinos, por para se të dërgohej në pavijonin ku do të vuante dënimin, ai u sulmua me një mjet prerës të improvizuar nga një tjetër i burgosur.

Mësohet se Meçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Skandali seksual në Malin e Zi, flet zyrtarja e lartë pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

0

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, të cilën ajo tha se nuk e dinte deri në shpërndarjen e saj.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.

Ajo shtoi se largimi i saj ishte për arsye personale, por e akuzoi Vukšić për kërcënimin me videon, duke e detyruar atë të mbante gojën mbyllur. Sipas Pajković, Vukšić e kërcënoi me dëmshpërblim nëse ajo nuk pranon kërkesat e tij.

“Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,” tha ajo.

Të dy palët kanë mohuar akuzat dhe kanë paraqitur ankesa penale. Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.

Në një mesazh të regjistruar, një zë thuhet të ketë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin që komprometon Pajković.

Pas shpërndarjes së materialeve, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, gjithashtu duke përmendur arsye personale. Ai mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove të diskutueshme, duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.

Vukšić gjithashtu e akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit që supozohet të kishte regjistruar kërcënimet e tij dhe për përpjekje për të shantazhuar atë që të tërhiqte kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.

Kërcënimet e demokratëve për ICE, reagon Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte po zhvillon një mbledhje të kabinetit të tij. Trump gjatë fjalës së tij përmendi kërcënimet e Demokratëve për mbylljen qeverisë. Ky kërcënim nga Demokratët e Senatit vjen pas masave të ashpra të marra nga administrata Trump ndaj emigracionit.

Trump u shpreh se po punon për të mos patur mbyllje të qeverisë teksa theksoi se ata nuk e duan një gjë të tillë.

“Shpresojmë të mos kemi një mbyllje dhe po punojmë për këtë tani. Mendoj se po i afrohemi. Demokratët, nuk besoj, duan ta shohin këtë gjithashtu.

Pra, besoj se do të punojmë në një mënyrë shumë dypartiake, për të mos pasur një mbyllje. Ne nuk duam një mbyllje”, tha ai.

Një mbyllje e qeverisë federale do të thotë që të gjitha funksionet jo-thelbësore të qeverisë janë të ngrira. Kjo do të ndikojë në gjithçka, nga sigurimet shoqërore te udhëtimi ajror e deri te qasja në parqet kombëtare.

Agjencitë federale varen nga financimi i miratuar nga Kongresi për t’i lejuar presidentit të nënshkruajë legjislacionin e buxhetit për vitin fiskal të ardhshëm.

BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

0

Bashkimi Evropian ka arritur unanimitetin e nevojshëm për të përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, të Iranit si një organizatë terroriste, një qortim shumë simbolik në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Republikës Islamike ndaj protestuesve në rrugë.

Vendimi politik u mor të enjten gjatë një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel.

Ky përcaktim do të sjellë një ngrirje të aseteve, një ndalim për dhënien e fondeve dhe një ndalim udhëtimi për të gjithë anëtarët e përhershëm të IRGC-së, shumë prej të cilëve tashmë i nënshtrohen këtyre kufizimeve sipas regjimit të rregullt të sanksioneve të BE-së.

“Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje. Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vetin po punon drejt shkatërrimit të vet”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas.

Ky përparim u bë i mundur pasi Franca dhe Spanja, të dyja të cilat kishin ngritur shqetësime në lidhje me përcaktimin, shprehën një ndryshim qëndrimi të mërkurën. Belgjika, qëndrimi i së cilës ishte i paqartë, gjithashtu lëvizi drejt miratimit.

“Nuk mund të lejojmë asnjë pandëshkueshmëri për krimet që janë kryer”, tha Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot, duke i kërkuar Teheranit të lirojë të burgosurit politikë, t’i japë fund ekzekutimeve dhe të rivendosë aksesin në internet.

Barrot kërkoi gjithashtu që autoritetet iraniane t’u lejojnë dy shtetasve francezë të largohen nga vendi. Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët kaluan më shumë se tre vjet të burgosur në Iran, janë në liri me kusht në ambasadën franceze në Teheran.

IRGC akuzohet për orkestrimin e shtypjes së dhunshme të protestave nga Irani, furnizimin me armë të Rusisë, lëshimin e raketave balistike drejt Izraelit dhe mbajtjen e lidhjeve të ngushta me aleatë të armatosur si Hezbollahu, Hamasi dhe Huthitët e Jemenit.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia e kanë shpallur tashmë IRGC-në si një organizatë terroriste. Gjermania dhe Holanda i kanë kërkuar vazhdimisht bllokut të ndjekë shembullin.

Që nga sot, lista terroriste e BE-së, e cila rinovohet periodikisht, përfshin 22 grupe, të tilla si Hamasi, Krahu Ushtarak i Hezbollahut dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë! (Çfarë e tr*dhtoi ish-misin dhe të “FORTIN” e Shkodrës)

0

Ish-partneria e Safet Bajrit, Eria Ago ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa vjen pasi më herët ndaj saj Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. 

Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit.

Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici.

Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.

Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin.

Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.

Prej 20 ditësh i zhdukur në përrua, Vjosa Osmani dërgon ekip nga Kosova për gjetjen e Jurgen Karajt në Klos!

0

Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos.

Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë rezultat

Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.

Sot me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbërriti një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.

Sarandë / Sherr për motive të dobëta, dy të plagosur me thikë – njëri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

0

Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur dy persona në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.

“Dua ta gjej që ta di ku ta qaj”/ Jurgen Karaj prej 20 ditësh i zhdukur, flet i vëllai: U aksidentua…

0

Endrit Karaj, vëllai i Jurgen Karaj, trupi i të cilit vijon i zhdukur prej 20 ditësh pas aksidentit, ka folur sot në “Shqipëria Live”.

Ai tha se kërkimet vijojnë, por ende nuk ka asnjë shenjë.

Ai tregoi se i vëllai kishte dalë me shokët, por u aksidentua me njërin prej tyre dhe që nga ai moment nuk dihet se ku ka përfunduar trupi.

“Këto kanë qenë ditë të vështira, shumë të vështira. U bënë plot 20 ditë që kërkojmë, unë, policia, njerëzit e mi të afërt por ende asgjë. Natën e ngjarjes ai ka qenë me shokët dhe ka ndodhur aksidenti. Unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk e di saktësisht si ka ndodhur. Deri tani po na ndihmon ushtria, bashkia, FNSH e Shkodrës dhe banorë të zonës, të gjithë pa përjashtim. Dua ta gjej që ta di ku ta qaj, ta di se ku prehet që t’i çoj një lule. E kemi kërkuar ngado por nuk ka asnjë shenjë deri më tani. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë për ndihmën, ish-deputetin Kreshnik Çollaku, ushtrinë e Kosovës dhe të gjitha autoritet shqiptare,” tha ai.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të 9 janarit, ku një makinë u aksidentua një përroi në fshatin Darsë të Klosit.

I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.