Home Blog Page 8

“Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”/ Naim Murseli në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi!

0

I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vjet më parë, i pandehuri Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij në seancën e sotme në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit.

Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg”, tha ai.

Më tej Murseli shprehu pafajësinë e tij, duke mohuar konfliktet në çift.

“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kam pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

 

FOTO/ Zbulohen pamjet e laboratorit të kokainës në shtëpinë e shqiptarit në Itali, 3 kolumbianët bënin kimistin!

0

Këto janë pamjet nga laboratori i sofistikuar i kokainës në Empoli të Fierneces, që është goditur nga karabinierët në Itali së fundmi, ku në pranga ranë 1 shqiptar dhe 3 kolumbianë.

Autoritetet thonë se banesa ishte e shqiptarit, që e kishte kthyer në një rafineri të vërtetë përpunimi të lëndëve narkotike.

Ai kishte ngritur në pjesën e pasme një dhomë të fshehtë, ku ishin vendosur pajisjet moderne të përpunimit. Kolumbianët duket se ishin edhe ekspertët kimistë të përpunimit.

Si provë u sekuestrua një sasi prej 34 kg kokainë, me vlerë rreth 1 mln euro.

Në pranga ranë 1 shqiptar 54-vjeçar dhe 3 kolumbianë që dyshohen edhe si organizatorët e aktivitetit kriminal.

Autoritetet thanë se fabrika e kokainës u identifikua dhe u çmontua nga Karabinierët e Kompanisë Empoli në Fucecchio.

Apeli i GJKKO dënon ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’!

0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre. 

Për Eglantina Zere është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar në 6 muaj burg për secilin.

Gjithashtu, të pandehurve u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Por sot Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të burgut me kusht për të gjithë të pandehurit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.

Njoftimi: 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Eglantina Zere për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 17. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. 18. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

20. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.

B. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. 2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026.

Akuzat e SPAK:

Zyrtaret e bashkise Tirane akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendëra publikë.

Ish-drejtoresha e përgjithshme e institucionit Tirana Parking, Eglantina Zere dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati u morën nën përgjegjësi penale për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetimet e SPAK:

Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.

Prokuroria vërejti në gjykatë se provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Pas dhunimit barbar, shtëpia e Elton Tozajt lyhet me benzinë: Kërcënim i hapur për jetën

0

Elton Tozaj është kërcënuar së fundmi, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, në një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të rëndë, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Ky zhvillim i fundit e përshkallëzon më tej situatën dhe ngre shqetësime serioze për sigurinë e tij personale.

Sipas burimeve, lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i qartë kërcënues, duke krijuar frikë për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia pritet të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet do të fokusohen edhe në mundësinë që dy episodet – dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës – të jenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të jenë kryer nga të njëjtët autorë.

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca më 3 shkurt, shkak mungesa e Nuredin Dumanit

0

Mungesa e njërit prej të pandehurve, si edhe e mbrojtësit të tij ligjor, u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës, avokati Sokol Hazizaj, i cili në këtë proces përfaqëson të pandehurin Gentian Sharra, i kërkoi trupit gjykues shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas mbrojtjes, kjo kërkesë lidhet me faktin se procesi ndodhet në fazën e dhënies së deklarimeve nga i pandehuri Henrik Hoxha, çka do të mundësonte ballafaqimin mes dy personave.

Kërkesa u kundërshtua nga SPAK, i cili argumentoi se nuk ndodhemi përpara kundërthënieve në deklarime dhe, për rrjedhojë, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm. Prokuroria i kërkoi gjykatës rrëzimin e kërkesës.

 

Avokati Hazizaj e paraqiti kërkesën pasi Nuredin Dumani nuk ka marrë pjesë në disa nga seancat e fundit të këtij procesi gjyqësor.

Gjykata e Posaçme vlerësoi se, në këtë fazë, nuk plotësohen kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, por theksoi se do të shprehet në një moment të mëvonshëm lidhur me këtë kërkesë.

Seanca e radhës u shty për në datën 3 shkurt, ora 10:00.

Aksidenti në Vaun e Dejës/ Makina përfundoi në liqen, arrestohet shoferi, pasagjeri 22 vjeçar dërgohet te Trauma

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e djeshme në aksin “Mjedë–Spathar”, pranë Urës së Spatharit, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesi i mjetit, shtetasi Zef Buçaj,, 32 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përplasur me barrierat metalike të urës dhe më pas ka përfunduar në ujë. Për këtë arsye, ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, shtetasi Ndok Çokaj , 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, pasagjeri tjetër, shtetasi Arol Nikaj, 22 vjeç, gjithashtu banues në Laç, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Rekord alarmant: Shqipëria vendi me emigracionin më të madh në Europë në raport me popullsinë

0

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr në pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit Shqipërinë jashtë “top 10” në numër absolut, e vendos vendin në krye kur shifrat normalizohen me popullsinë, duke reflektuar një emigracion me përmasa shumë të mëdha për një vend të vogël, ndoshta unike në botë, siç tregon qartë dhe grafiku në raport me madhësinë e popullsisë./monitor.al

Përshtatën për prostitucion apartamentin me qira në “Vollga”, procedohen dy braziliane e dy shqiptarë

0

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët që u përplαsën për 12 kg kokαinë, 3 të plαgosur

0

Gazeta e njohur belgo-holandeze “Provinciale Zeeuwse Courant” (PZC) shkruan se këtë të mërkurë u zhvillua në Belgjikë seanca gjyqësore për dy grupet, njëri shqiptar dhe tjetri belg, të përfshinë në një shkëmbim zjarri më 16 tetor 2024. Ngjarja ndodhi në qytetin e Anversës në mes të ditës ku 3 persona mbetën të plagosur rëndë.

Shkak u bë një marrëveshje e prishur për blerjen e 12 kilogramëve kokainë e ndarë në 12 pako. Prokuroria akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje.

Prokurori tha gjithashtu se u qëlluan të paktën 16 plumba, por nuk mund të përcaktonte se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti. Për 6 personat e përfshirë, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet.

SHKRIMI I PLOTË:

Zakonisht shitblerja e drogës ishte kjo: 12 pako me kokainë me çmim 22 000 euro për çdo pako me peshë 1 kg. Kështu e përshkruan Arsen D. momentin kur më 16 tetor 2024 u takua me disa shqiptarë. Ai parkoi makinën në parkingun “Opera” në orën 15:04 dhe shkoi me një çantë sportive ku kishte drogën në një apartament në Jezusstraat, një rrugicë pranë Meir. Miku i tij nga Brukseli, Salvatore P., e shoqëronte.

Por papritmas lagjja e mbushur me dyqane u trondit nga plumbat. Krismat erdhën nga një apartament mbi një lokal në Jezusstraat. 4 minuta më vonë, në orën 15:08, Arsen D. dhe Salvatore P. dolën jashtë. Një mik i priste në parkingun “Opera” në fund të Jezusstraat dhe që njoftoi shërbimet e urgjencës. Arsen D. kishte plagë plumbi në bark, këmbë dhe krah.

Edhe Salvatore P. ishte qëlluar dhe kishte mbetur i plagosur në krahë dhe këmbë.
Policia gjeti në apartament shqiptarin Eno G. të plagosur rëndë. Një plumb i kishte kaluar përmes faqes dhe kishte dalë nga ana tjetër e gojës së tij. Të dyja mushkëritë i ishin dëmtuar nga plumbat. Në tarracë u gjet i fshehur shqiptari tjetër, Fabio X., i paprekur. Aty u gjet edhe një pako me kokainë.

Policia federale arrestoi 5 të dyshuar. I gjashti, Niko M., u zhduk menjëherë pas të shtënave. Në kamerat e sigurisë ai shihet duke zbritur në stacionin e metrosë në Groenplaats me një çantë sportive, ndoshta me pakot e kokainës. Gjithsej ishin qëlluar 16 plumba. Se kush ka qëlluar i pari dhe kush ka qëlluar kë, kjo nuk mund të dihet.

Sot u zhvillua gjyqi. 5 të dyshuar ishin prezentë. Niko M. mungonte. Prokurori e akuzoi shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje. Prokurori tha: “Është qëlluar 16 herë. Nuk mund të përcaktoj se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti”.

Për 6 të përfshirët, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet. Dënimi më i ulët ishte për Fabio X., që pretendoi se vetëm kishte organizuar vendin e takimit. Edhe Ardak G. rrezikon vetëm 4 vjet burg, sepse mbërriti pas të shtënave për të ndihmuar shokët e tij të plagosur.

Avokatët e grupit shqiptar dhe atij nga Brukseli nuk kontestojnë akuzat për drogën. Të gjithë ishin aty për një arsye: shitjen e 12 pakove të kokainës. Si u bë kaq e dhunshme shitblerja, kjo ishte çështje tjetër. Avokati Koen Vaneecke tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të përplaseshin me grupin nga Brukseli.

“Nëse dëshiron të bësh një përplasje, nuk takohesh në mesditë në një apartament ku je regjistruar vetë” – tha avokati Vaneecke, që mbron Fabio X.

Edhe shqiptari tjetër, Eno G., mohoi kategorikisht se kishte qëlluar. Megjithatë, policia gjeti një pistoletë FN Browning 7.65 nën vithet e tij, por pa gjurmë ADN-je. Eno G., që kishte plumba në mushkëri dhe gojë, ishte i lumtur që jeton akoma: “Falë ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve emergjente, mbijetova. Zjarrfikësit më zbritën me shkallë”.

Shqiptari i tretë, Niko M., nuk u paraqit në gjyq. Grupi nga Brukseli me Salvatore P. dhe Arsen D. tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën.

“Duhet të kesh guxim të thuash se nuk ishte përplasje” – tha avokatja Julie Crowet për shqiptarët. Klienti i saj, Salvatore P., nuk pa asnjëherë para nga shqiptarët. Ai është gjallë falë shokut të tij Arsen D., që fatmirësisht kishte marrë një pistoletë me vete.

Avokatët Len Augustijns dhe Axelle Windey, që mbrojtën Arsen D., argumentuan: “Nuk është tentativë vrasjeje, por vetëmbrojtje. Arsen D. qëlloi vetëm pasi shqiptarët kishin hapur zjarr. Gjuajti në panik dhe jo me qëllim. Fakti që plagosi edhe mikun e tij, Salvatore P., e tregon këtë. Ai ndali së qëlluari kur pa mundësinë të ikte jashtë. Vetëm u mbrojt”.

Në fund, Ardak G. tha se nuk kishte lidhje me shitblerjen dhe kishte shkuar në adresën e gabuar. Pothuajse të gjithë të dyshuarit kërkuan dënim me pezullim ose dënim ku pjesa efektive ishte e kufizuar nga paraburgimi. Gjykata do japë vendimin më 2 mars.

Vendimi i Qeverisë, 377 milionë lekë shtesë për shpronësimet e Hekurudhës Durrës–Tiranë–Rinas

0

Qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpronësimet e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti i rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës – Terminali i Transportit Publik Tiranë dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Ndryshimet përfshijnë rishikimin e vlerave të kompensimit për disa pasuri ekzistuese, si dhe shtimin e pasurive të reja që do të shpronësohen.

Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Po ashtu, lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit.

Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 mijë lekë, do të përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”