Home Blog Page 9

Central fotovoltaik në Kavajë, cilat janë vendimet e sotme të Qeverisë

0

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, miratoi një paketë vendimesh në fushën e administrimit publik, energjisë, kadastrës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kështu, sipas një njoftimi nga Agjencia për Media dhe Informim, qeveria vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”, me synim përmirësimin e administrimit dhe transparencës së informacionit mbi pasuritë e paluajtshme në vend.

Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale.

Në fushën e energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW.

Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. Projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masa mbështetëse.

Qeveria miratoi gjithashtu, në parim, marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

Në mbledhjen e sotme u vendos edhe organizimi dhe funksionimi i agjencisë “Innovation4Albania” si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për inovacionin, me seli në Tiranë. Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

Po ashtu, u miratua organizimi dhe funksionimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për rezervat materiale të shtetit, me seli në Tiranë.

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në ’91: I vetmi popull që u nda më dysh

0

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991.

Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës.

Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë.

“Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime”, shkruan ndër të tjera Kadare.

LETRA

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër.

Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha juve, presídentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar, për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.

Ju shkruaja, midis të tjerash, në atë letër se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komunistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA dhe ju lutesha Juve, që pa ia vënë veshin fyerjeve të Tiranës të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gysmën tjetër të tij, që vuante në Jugosllavi.

Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtet?t, Baker, u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do të ketë te populli shqiptar, një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre, shqiptarët të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cílat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë.

Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja ?snike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpesh herë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false, këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit, njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre.

Tani është e qartë për cilindo, se ajo qetësi dhe stabilitet, që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që ju i dini më mirë se kushdo dhe, prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjík, të krejt kontinentit evropian: shqiptarët.

Ky është i vetmi popull në historinë e Europës, që pas dy mijë vjetëve jetë u nda më dysh, që në ?llim të shekullit të XX-të prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb, që në këtë shekull u shtyp prej dy díktaturave më të egra, që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë.

Ky gjymtim e kjo shtypje dy?she, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqíptar, është duke e ?tuar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim.

Zoti President i SHBA! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë e të jetë i dënuar kështu.

Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e  Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë.

Kur ju shkruaj këto ?alë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale.

Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarim të këtij shekulli, përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në ?llim të shekullít.

A do të pranohet prej botës së sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli, që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë, në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt?

Në qoftë se në vizionin e Europës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjedhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dhimbje e gjak për kërrkënd, mund të gjenden.

E tmerrshme është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e trium?t të të drejtave të njeríut, triumf në të cilín SHBA kanë një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën.

Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të ?ejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre.

Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime.

Duke ju falenderuar edhe një herë, ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh, për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta, do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir.

Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë.

Vëllai i Belinda Ballukut: Neda më dhunonte në sy të fëmijëve!

0

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë me fjalë si:

“Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shton se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohon gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjuarjen e banesës së tij.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët.

“Përgatitjet kishin nisur prej muajsh, jo nga video e Priftit”, Meta nxjerr ‘të vërtetat’ për 21 Janarin: Oferta e Ramës për t’u bërë unë kryeministër. Ja sms kërcënues

0

Ish-presidenti dhe kreu i PL-së, Ilir Meta, ka publikuar nga burgu një reagim të gjatë, ku sjell versionin e tij për ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke i cilësuar ato si të parapërgatitura dhe jo si reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar të atij viti. Në videon në fjalë që solli dhe reagimet dhe protestën e dhunshme, shfaqej Meta dhe Dritan Prifti ku flisnin për shifrën e majme prej 700 mijë euro. Në deklaratën e tij, Meta shprehet se heshtja e njerëzve me integritet ndihmon, sipas tij, “falsifikatorët e historisë” dhe akuzon ish-drejtues institucionesh, politikanë dhe analistë për përhapje gënjeshtrash dhe standarde të dyfishta morale. Sipas Metës, protesta e 21 Janarit nuk ishte pasojë e menjëhershme e publikimit të videos, por ishte planifikuar muaj më parë. Ai pretendon se kishte informacion paraprak për përgatitjen e një “revolte të dhunshme”, përfshirë rekrutimin e elementëve kriminalë për përplasje me policinë.

Meta rikujton se pas publikimit të videos, më 12 janar 2011, hoqi dorë nga imuniteti parlamentar dhe ftoi Prokurorinë të hetonte çështjen. Ai thekson se më pas dha dorëheqjen e parevokueshme nga postet e zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, një javë para protestës së 21 Janarit, për të mos qenë në detyrë në rast përshkallëzimi të situatës. Në deklaratë, Meta rrëfen edhe episodet e shantazhit që pretendon se ka përjetuar nga ish-zyrtarë dhe ndërmjetës, përfshirë oferta politike që ai thotë se i ka refuzuar kategorikisht. Ai pohon se ka informuar në kohë kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha për këto zhvillime.

Duke iu referuar dhunës së 21 Janarit, Meta deklaron se protestuesit socialistë, sipas tij, nuk ishin ata që sulmuan Kryeministrinë, por persona të rekrutuar, të cilët për orë të tëra u përplasën me forcat e rendit, derisa situata përfundoi në përdorimin e armëve nga Garda e Republikës. Ai kritikon ashpër institucionet ligjzbatuese për mosparandalimin e dhunës, pavarësisht paralajmërimeve, dhe Prokurorinë për mënyrën si u trajtua hetimi i videos, duke pretenduar se ekspertizat ishin të gabuara dhe të njëanshme.

Meta kujton gjithashtu se Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm me vendim unanim 5–0 dhe se, sipas tij, edhe relatori i çështjes votoi në favor të pafajësisë, pavarësisht presioneve politike. Në përfundim, Meta e cilëson videon e publikuar në janar 2011 si një montazh të përdorur si “alibi politike” dhe thotë se katër qytetarë të pafajshëm “e paguan me jetën e tyre” përdorimin politik të saj.

REAGIMI I METËS PËR 21 JANARIN
Kur njerëzit me integritet nuk i thonë të vërtetat, veçse ndihmojnë falsifikatorët e historisë të legjitimojnë gënjeshtrat e tyre. Jo vetëm kaq, por edhe detyrohen të dëgjojnë leksione për “standarde morali” nga njerëz që me moral kuptojnë vetëm borderonë ku paguhen (në të bardhë apo të zezë). Akoma më keq kur dëgjon gënjeshtra nga ish-drejtues institucionesh që mbajnë përgjegjësi për veprimet apo mashtrimet kur ishin në detyra shtetërore apo qeveritare.
𝐋𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝟐𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟏𝟏 Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja) Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit. Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.

Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore. Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit. Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën.

Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia. Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua. Kaq mjaftoi që ai të “shkarkohej” pa u propozuar. Këto mesazhe të tij ia kalova forward Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike. Kështu që shantazhi u shpërblye me shkarkim dhe jo me “negociata”.

Disa javë më vonë shantazhisti bëri të penduarin duke më kërkuar falje në celular dhe po kështu edhe takim i cili u zhvillua te “Piazza”. Pasi kërkoi falje për “nxitimin” më solli një ofertë “fantastike” nga Edi Rama. Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte. “O shoku, – e pyeta, “unë si do jem Kryeministër me 4 deputetë?” Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.

Në fund, shantazhisti më tha se nëse unë bëhesha Kryeministër ai nuk do t’i nxirrte përgjimet. Kuptohet që këtu biseda mbaroi “me sukses” sepse “i penduari” u bë recidivist. Pak ditë më vonë një pronar mediash që ishte mik i përbashkët më kërkoi takim urgjent te “Rogneri”. Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim. Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit. “Çfarë urgjence ka kjo?”, – e pyeta unë. “Ma tha ai, – më tha pronari i medias, “dhe do e publikojë përgjimin nëse nuk e pranon propozimin”.

“Faleminderit prej teje, – i thashë, “por i thuaj atij të publikojë ç’të dojë dhe kur të dojë”. Natyrisht shantazhisti duke menduar se unë e merrja për bllof kërcënimin e tij më kishte çuar lajmësin për të më treguar “provën” se nuk bënte bllofin. Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia. Për të gjitha këto, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. Ndërkohë kisha marrë masat për zëvendësimin e tij si deputet, me deputet të Partisë Socialiste, në kohën që ai do të “dezertonte” nga shumica jonë. Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë. Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revolt të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit. Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë. Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im. Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve. Ndërkohë, ditën tjetër, më 13 Janar, pranova ftesën e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, për të dalë në “arenë” me një panel analistësh që do i zgjidhte ai.

Gent Gazheli jep dorëheqjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, kush e zëvendëson

0

Gent Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Sipas burimeve, ai pritet të emërohet zv.ministër i Mjedisit në ditët në vijim.

Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave pritet të emërohet Besmir Beja, i cili deri më tani mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Lëvizja vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në administratën shtetërore, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me këto emërime.

Transferimi i dosjeve nga Vlora në Tiranë, reagon Kadastra: Ky proces ka nisur 5 vite më parë, cili është qëllimi

0

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosje n e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Në reagim theksohet fakti se prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Qytetarët nuk do të preken nga ky riorganizim, thuhet më tej në reagim.

Reagimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: 

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale.

Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.

Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.

Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

Falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi.

Sigurojmë banorët e Vlorës se jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore.

Aksidenti fatal me 7 viktima në Rumani! I mbijetuari flet për shkaqet: Shoferit iu bllokua timoni

0

Një nga tifozët e PAOK-ut që u plagosën në aksidentin tragjik në Rumani ka deklaruar se “timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të sistemit lane assistant”, sipas mjekut grek Dimitris Koukoulas, i cili ndodhej në spitalin ku u dërguan të rinjtë.

Koukoulas e bëri publik dëshminë duke folur për televizionin shtetëror grek ERT.

Mjeku u shfaq thellësisht i tronditur, duke theksuar se gjendja emocionale është shumë e rëndë. “Nuk jam mirë, mezi marr frymë. Isha pranë nënës së njërit prej fëmijëve që humbën jetën”, tha ai, duke shtuar se të hënën në mbrëmje kishte komunikuar me familjarët e viktimave dhe ishte informuar se nëna e të plagosurit rëndë është nisur drejt Rumanisë.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se mbetet për t’u sqaruar nëse sistemi i asistencës së korsisë ka luajtur rol në aksident. Sipas ekspertëve, ky sistem çaktivizohet automatikisht kur shoferi ndez sinjalin e kthesës, pasi “kupton” se ndryshimi i korsisë është i qëllimshëm. Në pamjet e publikuara nga kamera e një kamioni, duket se shoferi kishte ndezur sinjalin, çka do të thotë se, nëse sistemi funksiononte normalisht, nuk do të duhej të ndërhynte në timon.

Aksidenti i rëndë ndodhi në qarkun Timiș, në rrugën DN6–E70, pranë qytetit Lugoj. Një furgon me dhjetë tifozë të PAOK-ut, që udhëtonin nga Greqia drejt Lionit të Francës për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi fillimisht kishte kryer një parakalim dhe më pas u rikthye papritur në krahun e kundërt të rrugës.

Mes viktimave është edhe një shqiptar, i identifikuar si Vasil Pilo i cili jetonte prej vitesh me familjen e tij në Alexandria të Imathias, në Greqi.

Ndërkohë, Genci Sadiku, shqiptari tjetër i përfshirë në aksident, ka arritur të komunikojë shkurtimisht me familjen e tij, duke i siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do të kthehem në Shqipëri”, kanë bërë të ditur familjarët e tij për mediat greke.

 

Trafikuan 4 tonë drogë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn me 15 vite burg dhe Nazer Seitin me 12 vite

0

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuaj 10 vite heqje lirie.

Nezar Seiti dënohet me 12 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie.

Ndërkohë është vendosur të pushohet çështja për Fatmir Minajn si dhe çështja për Meridian Sulajn.

 

Del urdhri për “zhvendosjen urgjente” të dosjeve nga Kadastra e Vlorës drejt Tiranës (disa edhe pa procesverbal)

0

Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen sa më parë të dosjeve të pronave dhe përgatitjen e tyre drejt Tiranës.

Sipas informacionit, disa prej dosjeve do të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të nxitimit që kërkon institucioni.

Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe u është referuar punonjësve për zbatim.

Megjithatë, punonjësit nuk janë dakord me këtë vendim dhe po përgatisin një shkresë zyrtare, e cila do të firmoset për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes.

Kjo situatë vjen në vazhdën e refuzimeve të mëparshme nga punonjësit e Kadastrës për zhvendosjen e zyrës së pronave nga Vlora, duke theksuar shqetësimet e tyre për mënyrën dhe kohën e realizimit të këtij procesi.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin: Presim vendimin e Kushtetueses!

0

Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë më një vendim për rastin e Ballukut, Kuvendi ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit të Imunitetit.

“Kuvendi i Shqipërisë njofton shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.