fbpx

“Lamtumirë miku im”/ Rama zemërthyer pas ndarjes nga jeta të Sabit Brokaj

Kryeministri Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, po ashtu edhe ministër në dy dikastere, Sabit Brokaj. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama publikoi fotografinë e të ndjerit Brokaj me ikonën e një zemre te thyer dhe fjalët “Lamtumirë miku im”.

Sabit Brokaj ndërroi jetë ditën e sotme. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe funksione, mes të cilave deputet në Kuvendin e Shqipërisë në disa legjislatura, ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe i Mbrojtjes gjatë viteve 1997–1999.