TË FUNDIT

Largim komisionerësh nga partia? Reagon LSI: Po sponsorizohen lajme të rreme

LSI dega Devoll ka bërë një reagim pas lajmit ku u tha se i janë larguar disa komisionerë nga partia. Përmes një njoftimi, LSI e cilëson një lajm të rremë dhe të prodhuar nga Partia Socialiste.

Reagimi i LSI Devoll:

Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës.

Lajmi se komisionerët e LSI-së kanë braktisur detyrën:

Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë pak orë para procesit zgjedhor.

Të njëjtat burime thonë se komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat