Gëzim Selimi është larguar nga posti i drejtorit të burgut të Reçit Shkodër dhe në vend të tij është emëruar Dedë Zhivani.
Prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion.
Gëzim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Reçit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve. Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socialistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.


