Lefter Koka: Jam pjesë e partisë! LSI: Ne e kemi përjashtuar…

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka foli për gazetarët mbi marrëdhëniet me drejtuesit e LSI-së dhe lidhur me kodin zgjedhor. Ai tha se vendimi për mandatin është persona dhe nuk është larguar nga partia, ndërkohë vetë LSI është shprehur se e ka përjashtuar Kokën nga partia pas vendimit për të mos djegur mandatin.

“Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësojmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament kumb rëndësinë e tij. Çdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time”, u shpreh Koka.

Ndërsa pyetjes nëse ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e LSI-së, ai u shpreh “Kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira”.

Ndërkohë që pas deklaratës së tij, vetë LSI ka shpërndarë një vendim të datës 22 shkurt ku thuhet se të gjithë kandidatët e e regjistruar në listën shumëemërore të Partisë së tyre që do të pranojnë mandatin do të përjashtohen nga partia. Nga ana tjetër burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se pjesë e këtij vendimi është edhe Lefter Koka i cili është deputet që prej nisjes së mandatit.