TË FUNDIT

Lefter Koka ‘mbetet’ në burg, Gjykata e Lartë merr vendimin

Ish-ministri Lefter Koka mbetet në burg. Sot Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-ministrit.

Lefter Koka kishte kërkuar përmes avokatëve të tij mbrojtës, ndryshim të masës “arrest në burg” të Apelit të Posaçëm të dates 02 janar. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Koka u arrestua në dhjetor, për aferën e inceneratorëve, ku ndaj tij rëndojnë disa akuza si ajo e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës.

Nga ana tjetër, mbi Lefter Kokën, i cili qëndron në burg nga 16 dhjetori, rendon një tjetër mase sigurie “arrest në burg” për llogari të hetimit të inceneratorin e Fierit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat