fbpx

Lejuan automjetin me mallra kontrabandë në kufi, shoqërohen në polici dy doganierët e Gorricës

BFA1CC9B-25A1-479E-B8CF-F9AB78A106C2.jpeg

Përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës J.L. dhe një doganier me iniciale P.M. janë shoqëruar në polici pasi kanë lejuar të kalojë një automjet me mallra kontrabandë.

Burime bëjnë me dije se ata nuk kanë kryer kontroll në automjetin që drejtohej nga V.N., i cili tashmë është vënë në prangat e policisë pasi sillte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.

Në momentin e kalimit në Gorricë, doganierët e kanë lënë të kalojë pa iu nënshtruar kontrollit. Ai u kap gjatë aksionit të policisë në afërsi të fshatit Zvezdë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303