Lëkundjet e tërmetit vijojnë, bilanc me 58 të lënduar, mes tyre dhe fëmijë

Kanë kaluar mbi tre orë që nga lëkundja e pare sizmike, e cila pasoi dhe dy lëkundje të tjera brenda pak minutash.

 Tërmeti I pare kishte magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë.

52 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.