Lezhë, në pranga një person për prodhim dhe tregtim të narkotikëve

policia-5.jpg

Një person nga Lezha është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi prodhonte dhe tregtonte lëndë narkotike.

Policia njofton se informacioni ka ardhur nga qytetarët, derisa u realizua kapja e tij.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve menjëherë organizuan punën për kapjen dhe arrestimin e personit nga Lezha

Autoritetet kanë kontrolluar banesën e tij në Lezhë, ku u sekuestrua një sasi lënde narkotike  e dyshuar cannabis sativa.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303