fbpx

Libër apo instagram?!/ Ja çfarë ndodh me njeriun kur lexon

8c21f2a2-4c28-49fa-960a-9d22bfd34b0d-2060x1236.jpeg.jpg

Zhvillimi i teknologjisë ka prekur pothuajse jetën e çdo individi, duke u bërë kështu pjesë e tij, duke e ndihmuar dhe duke i shërbyer atij në shumë drejtime. Interneti, ky mjet i kthyer në një domosdoshmëri, shihet nga njerëzit si burim informacioni, si mjet komunikimi, duke shkurtuar kështu kohën dhe hapësirën, madje ndonjëherë shihet si mjet shpëtimi, atëherë kur koha nuk të premton shumë. 

Por libri nga ana tjetër është një botë e cila të bën për vete. Të mahnit dhe të lë pa fjalë, në çaste kulmore, por gjithashtu të mbush me të njëjtat ndjenja si personazhet e tij. Ndonjëherë duket sikur edhe ne jetojmë brenda një libri, aq ndikim ka një libër për ne.

Në epokën moderne të teknologjisë njerëzit po bëhen më dembelë; ata janë shumë dembel për të lexuar, shumë dembel për të menduar dhe shumë dembel për t’u zhvilluar, kështu që në vend të një libri interesant, ata preferojnë. Pra, librat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e një personi, në të menduarit e tij, të kuptuarit e botës dhe si rrjedhojë, në standardin e jetës njerëzore. Le të shohim pse konkretisht duhet të lexoni libra dhe cilat janë përfitimet e leximit të librave.

Nëse uleni para një libri për të paktën një orë çdo ditë, atëherë sigurisht që do t’i ndjeni rezultatet pas disa muajsh.

Librat gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin të menduarit logjik. Duke lexuar, fitojmë përvojë, mendime dhe përfundime të autorit, gjë që më pas ndikon në të menduarit tonë.

Kur lexojmë një libër interesant, ne gjithmonë imagjinojmë atë që shkruhet atje dhe duket se e përjetojmë vetë. Një proces i tillë stërvit dhe zhvillon shumë mirë imagjinatën tonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303