Liderët arabë dënojnë planin e Netanyahut për aneksimin e territoreve palestineze

netanyahu-2.jpg

Liderët arabë kanë dënuar planin e Netanyahut për aneksimin e disa pjesëve të mëdha të territoreve palestineze nëse i fiton zgjedhjet e javës së ardhshme. Ata kanë thënë se ky plan do t’i vriste të gjitha gjasat për paqe.

Liga Arabe mbajti një takim emergjent të martën në mbrëmje pasi kryeministri izraelit njoftoi për planin e tij gjatë një konference për gazetarë.

Ministrat e jashtëm të vendeve arabe, të cilët u mblodhën në Kajro, e dënuan ashpër këtë plan dhe thanë se ai është zhvillim i rrezikshëm dhe agresion i ri i Izraelit përmes shpalljes së qëllimit për të shkelur ligjet ndërkombëtare.

Netanyahu e prezantoi planin e tij për aneksimin e një pjese të Bregut Perëndimor duke e përdorur një hartë të madhe, në të cilën territori i Izraelit ishte i zgjeruar në drejtim të Luginës së Jordanisë.

Ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi, tha se plani i Netanyahut është një premtim i tmerrshëm zgjedhor dhe paraqet një përshkallëzim të rrezikshëm që i shkatërron themelet e procesit të paqes./real-news.tv/

scroll to top