fbpx

Lidia Curanaj, një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit në SHBA

LidiaCuranaj42416.jpg

Me një karrierë gati 20-vjeçare në median amerikane, dy herë fituese e çmimit “Emmy” për gazetarinë, reportere dhe prezantuese lajmesh në disa prej mediave me te mëdha në SHBA, si FOX, CBS News etj, gazetarja shqiptaro-amerikane Lidia Curanaj do të ndajë përvojën e saj me pjesëtarët e “Qendrës për të Rinjtë Shqiptar” në Greenwich, Connecticut, të shtunën më 23 shkurt.

Kështu ka informuar faqja zyrtare e Ministrisë së Shtetit (Shqipëri) në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Lidia është një shembull i integrimit të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë e suksesshme në profesionin e saj. Lidia tani punon me kohë të pjesshme në “FIOS1 News”, që ndodhet në County, duke i lejuar asaj të ketë më shumë kohë me burrin e saj, Victorin dhe vajzën e saj, Julia./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303