Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dekretin për pushtetin vendor që u kthye nga Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në seancë, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit Meta, tha se po krijohet një kompetence e re e autoriteteve vendore.
Ndërkohë, socialisti Bashkim Fino, anëtar i këtij komisioni pohoi se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit, ndërsa u shpreh se ndiente keqardhje.
“Ajo që më vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nismë. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësitë vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrëzojmë dekretin e presidentit për këto nene”, -tha ai.
Sakaq, Dervishaj i është përgjigjur Finos, duke shtuar se: “Vlerësimi i presidentit bëhet vetëm mbi ligj. Është cituar relatori, sepse propozimi i qeverisë nuk përmbante ato shqetësime të qeverisë”.

