fbpx

Ligji s’lë vend për dyshime! SHKRESA që mund të shpëtojë ministren Ekonomi, si u udhërua nga shefi i Komsiariatit kultivimi i kanabisit: Do masim THC-në!

3A8C0E63-13FF-401B-98E5-71B60A0AF5CC.jpeg

Avokati Jordan Daçi ka analizuar përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë lidhur me kanabisin e mbjellë në një serë në Lushnje. Sipas tij, ligji shqiptar e parashikon qartë se nuk lejohet kultivimi i kanabisit, përveç rasteve kur ka leje speciale nga dy ministri; ajo e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë. Duke sqaruar fillimisht ligjin, ai ka publikuar edhe rastin e shefit të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Leonard Ndreka, i cili ka urdhëruar kultivimin në një serë.

“Ky Shefi i Komisariatit se di nga e ka marre autoritetin te urdheroje kultivimin etj dhe ai qe i ka ne sere. Nuk e dija qe ekspertimi kimik nenkupton mbjellie dhe se kete vendim sipas Kodit te Procedures Penale e merr vetem Prokurori dhe eksperti eshte ai qe merret me berjen e ekspertimit. Matja e THC behet ne ato bime qe jane gjetur dhe jo pasi ti mbjellim ti trajtojme e me pas t’ju masim THC-ne. Mos valle ky ka pranuar per te shpetuar Ministren nga “Mos kallezimi i krimit” dhe fytyren e qeverise pa fytyre qe kemi?!,”-shkruan ndër të tjera avokati.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303