35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Lihet i lirë Luan Baçi por djalin ja mban policia

spot_img

Nuk ka zgjatur shumë shoqërimi i kreut të PD-së Luan Baçi, i cili la drejtorinë e policisë së Tiranës. Por siç denoncoi ai, djalin Bruno Baçin përveç se policia e ka goditur, ndodhet ende në polici ku po merret në pyetje.

Me Fierin kanë dy javë që e kanë zënë këtë punë. Filluan që me protestën e  të premtes dhe të shtunës, me ardhjen e zotërisë së tij të vetëquajtur Kryeministër se tani nuk është më. E kanë filluar me shoqërime të shumë qytetarëve fierakë, sot mund të kenë bërë mbi 100 persona të shoqëruar në Fier, për ti penguar në protestë. Por lidhur me incidentin e fundit, pas mbarimit të protestës mua më kanë ardhur shumë telefonata, sa kisha hipur në makinë për të ikur, telefonatat ishin të shumta. Përballë UET dëgjoja zhurmë, reprezalje dhe qytetarë nga Fieri që më thoshin po na marrin forcërisht, me dhunë po na fusin në makinë punonjës policie me uniformë dhe pa uniformë. Qytetarë që ishin për protestë. Në moment kam drejtuar makinën drejt vendit ku më thanë protestuesit, shkoj atje dhe shikoj një kaos të vërtetë. Përleshje, policë me kapuç në kokë dhe vetëm sytë kishin jashtë, po i fusnin në makinë forcërisht. Ndalova makinën, djalin e kisha në makinë dhe i thashë dil jashtë dhe filmo me telefon. Vetë u futa te policia, u prezantova dhe u them pse i merrni forcërisht qytetarët fierakë. Absolutisht nuk dëgjonte njeri. Në moment kthej kokën dhe pashë djalin të gjakosur, policia e kishte mbërthyer për ta futur në makinë. Nuk tregonin kush e goditi. Djali u tha, ju e dini, se ju erdhët bashkë me të dhe ai e goditi, të tjerët e mbajtën. Morën djalin e hipën në makinë. Hipa dhe vetë në makinë për të shoqëruar djalin.Këtu pastaj më shoqëruan dhe mua, kanë bërë dhe raport shërbimi për kundërshtim të forcave të rendit për ti dalë të keqes para“, u shpreh Baçi.

Ish-deputeti demokrat tha se e ka të dokumentuar në video personin që i goditi djalin.Një mesazh ai pati dhe për shefin e qeverisë Edi Rama, i cili sipas tij përmes këtij terrori po shton më shumë inatin e qytetarëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat