Lirohet nga detyra si drejtor i ALUIZNI-t, posti i ri i Artan Lames

Ditën e sotme është bërë i ditur lajmi se Artan Lame do të emërohet si drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Dokumenti është firmosur ditën e djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama për postin e ri e Lames.

Gjithsesi edhe pse u lirua nga posti si drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Lame do jetë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion i ri në fakt që ka bërë të mundur bashkimin e ALUIZNI-t me Hipotekën në një të vetme./real-news.tv