fbpx

Liverpool mposht Fulhamin dhe ngjitet në krye

liverpool.jpg

Liverpool ka marrë përkohësisht kreun e Premier League angleze, teksa ka mposhtur 2-1 Fulhamin.

Në transfertën e skuadrës që mban vendin e 19-të në klasifikim kanë vendosur golat e Sadio Mane dhe James Milner, ndërkohë që rrjeta e Babel shërbeu vetëm për statistikë. Në këtë takim nuk kishte minuta për Xherdan Shaqirin, me mesfushorin kosovar të natyralizuar si zvicerian që e ndoqi takimin nga stoli i rezervave.

Pas kësaj fitoreje, “The Red” ngjiten në kuotën e 76 pikëve pas 31 javësh kampionat, dy pikë më shumë se City që ka edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkohë, Fulham mban vendin e 19-të me 17 pikë, duke rrezikuar shumë rënien një kategori më poshtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303