Zbardhet lista me kandidatët e Partisë Socialiste në Qarkun Korçë. Nga burime konfidenciale CAN.al mëson se për Bashkinë Korçë, kandidon për herë të tretë Sotiraq Filo.
Ai është zgjedhur në nëntor të viti 2013 dhe më pas në zgjedhjet lokalet 2015. Në Pogradec deputeti Ilir Xhakolli kandidon për bashkinë për herë të parë dhe ka dy mandate deputeti.
Për Bashkinë Kolonjë, kandidon Erion Isai, emër ky surpriz në radhët e PS-së.
Në Maliq pritet të vendoset ditën e mërkurë. Kryebashkiaku aktual Gezim Topçiu me 6 mandate dhe pritet të shihet do jetë apo jo pas mbledhjes se kryësisë së PS-së. Dhe në rast se largohen kandidatët me 3 mandate, pritet të jete Arjan Jaupllari.
Ne Devoll duket se socialistët janë më të pavendosur pasi ka ende pikpyetje. Kujtojmë që Devolli është një nga zonat ku PD e konsideron bastion./CNA

