LSI bën propozimin për të rinjtë

LSI ka reaguar ditën e sotme, ku ka bërë publike 4 propozime ndaj të rinjve shqiptare.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, përmes një deklarate për shtyp tha se LSI do i kushtojnë një vëmendje të madhe arsimin, uljes së taksave, punësimit dhe krijimin e fondit të shtëpive për familjet e reja.

“Së pari, mbështetje transformuese për arsimin duke dyfishuar buxhetin për arsimin dedikuar përmirësimit rrënjësisht infrastrukturës arsimore, pagat e mësuesve, rritjen e autonomisë Universitare, me qëllimin thelbësor Një Arsim Cilësor i cili mund të përballet denjësisht me Tregun e Punës. Bazuar mbi moton tonë të palëkundur, Arsim për Punësim, e gjithë vëmendja do të shkojë tek lidhja praktike e arsimit me tregun e punës aktual dhe atë të ardhshëm.

Nëpërmjet uljes së tarifave dhe detyrimeve financiare për studentët, do ti jepet një fytyrë sa më sociale në mënyrë që të gjithë të rinjtë të mosdiskriminohen për shkak të shtresës shoqërorë ku bëjnë pjesë apo mundësive ekonomike të familjeve, dhe dyert e dijes në universitete të jenë të hapura për të gjithë.

Përsa i takon të rinjve dhe mbështetjes së krijimit të familjeve të reja, do të jetë një objektiv strategjik, krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja; Punësim prioritar për të paktën 1 nga prindërit e rinj të një familje me fëmijë”, vijon ndër të tjera ajo.