TË FUNDIT

LSI prezanton disa pika nga programi i saj, Petrit Vasili jep mesazhin e fortë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka bërë një deklaratë për mediat sot ku ka treguar disa nga pikat e programit të LSI.

Disa nga pikat që ka prezantuar Vasili janë ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar; mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar “Made in Albania”; mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase dhe mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve,

Së pari: Ristrukturimi i fazuar i industrisë fason sipas kërkesave të tregut vendas dhe konjukturave të reja të tregut ndërkombëtar. (Investime në teknologji, në prodhim imputesh, knoë-hoë), duke akorduar një mbështetje dhe një subvencion prej 30 milionë euro në 2 vitet e para, si një masë emergjente, e drejtpërdrejtë. Së dyti, mbështetja e industrisë fason për të kaluar në produktin e integruar Made in Albania. (Dizajn, brande, marketing, promocion produkti dhe panaire, certifikime dhe mbështetje institucionale), e cila kërkon një mbështetje prej 20 milionë euro të shpërndarë në katër vjet, e cila krijon një boom të jashtëzakonshëm të ri të kësaj industrie. Së treti, mbështetja tek prodhimi vendas duke konsumuar produkte vendase fillimisht entet publike që prokurojnë veshje dhe këpucë. Pra, kemi parasysh tenderët dhe prokurimet publike për veshje e këpucë për gjithë periudhën e qeverisjes, ndërkohë që këto produkte janë të nivelit evropian, me çmime shumë kompetitive dhe njëherazi i jepet një spunto, njëherazi edhe punësimit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit. Së katërti, mbështetja me grande e fonde të Bashkimit Evropian, në bazë të projekteve, duke përdorur një analogji mënyre të zhvillimit të tyre, ashtu sikurse funksionon sot AZHBR-ja, duke përdorur pra praktikat më të suksesshme, më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta. Së pesti, heqja dhe lehtësimi i barrierave doganore për lëndët e para, për prodhimet e destinuara për tregun vendas. Së gjashti, krijimi i instrumentit garantues dhe realizues për këtë qëllim dhe për të gjithë këtë veprimtari që do ishte Agjencia e Industrisë veshje-këpucë. Agjenci kjo e veçantë, operative, për implementimin dhe monitorimin shumë të kujdesshëm dhe efektiv të këtij programi

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat