fbpx

Luana Vjollca në Tv Klan, zbulohet programi i ri që do të drejtojë!

g-launa-vjollca.jpg

Zërat për një rikthim në ekran të Luana Vjollcës, këtë herë jo në Top Channel, janë konfirmuar, teksa televizioni i ri ku moderatorja do të jetë pjesë ka zbuluar edhe programin që ajo dto të drejtojë.

Kështu, në një video përmbledhëse për atë cka presim në sezonin e ri televiziv, Tv Klan ka zbuluar se Luana Vjollca do të vijë në ekran çdo të premte. Po ashtu, faqja zyrtare e televizionit të njohur zbulon se programi i saj do të quhet “S’luan dot me mua” dhe do të jetë një show i madh televiziv. Më saktësisht:

“Dhe nga një motër, tani bëhemi me dy. Këtë sezon, ekrani i Tv Klan vjen me një ekskluzivitet. Luana Vjollca moderatorja dhe autorja e njohur po përgatit një show të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti.” Pra, të dyja motrat Vjollca, Luana me emisionin e ri dhe Marina nën drejtimin e Klanifornia do të jenë pjesë e të njejtit televizion, ndërsa ne i urojmë shumë suksese! 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303