TË FUNDIT

Lubonja alarmohet nga deklarata e Metës për djegien parlamentit

Analisti i njohur Fatos Lubonja, teksa ka analizuar argumentet kryesore të dhëna sot nga Presidenti Ilir Meta, është shprehur i alarmuar me deklaratat për djegien e Parlamentit.

Lubonja është shprehur se “djegia e Rajshtagut” ishte një shprehje që pa dyshim na çon në djegien e Rajshtagut nga Hitleri që u përdor si mjet për të akuzuar opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë dhe tjetra një informacion që vinte nga SHIK-u.

“Këtu qëndron skandali i politikës tonë edhe i këtij teatri që pamë me Metën atje. Nëse ka një dokument nga SHIK që dikush do të djegë Parlamentin, ky dokument nuk i shkon vetëm Presidentit por edhe kryeministrit. Në qoftë se Presidenti nuk e ka për detyrim ta çojë në organet kompetente për hetim kryeministri e ka edhe për detyrim. Çfarë shteti është ky? Aluzioni që bën Meta është që donte ta digjte Kryeministri.

Rajshtagu aty të çon. Nga ana tjetër, nuk është shumë e qartë sepse mund të ishte edhe opozita. Gjithsesi, kjo duhet të kishte shkuar në hetim sepse më falni në qoftë se ti ke një parti në pushtet dhe një kryeministër që është i gatshëm të djegë Parlamentin, dmth Rajshtagun për të eliminuar opozitën këtu nuk bëhet më fjalë për zgjedhje me një kandidat. Ose thellohemi këtu dhe këtu bëjmë skandalin politik dhe e sqarojmë deri në fund. Nuk ka kuptim as për integrim. Në qoftë se ke një opozitë e cila donte ta bënte këtë mund të jetë pak më e lehtësuar.

Ajo që bie në sy për mendimin tim është teatraliteti. Meta fare mirë mund të kishte lënë Presidencën dhe të drejtonte politikën. Nëse ke një të dhënë që kryeministri do të djegë Parlamentin për të eliminuar opozitën, këtu je përpara një alarmi të madh. Kur e mori Hitleri pushtetin, se përdori Rajshtagun ose mos e përdor fjalën e Rajshtagut. Nuk mund ta ndash në fitore apo në humbje. Roli i tij është më pozitivë. Ka tentuar të mbajë një rol që është një fasadë që edhe ai e di se nuk përfillet nga Edi Rama. Duhet të shikojmë se si do të përfundojë ky teatër. Komisioni kryesor parlamentar duhet të ishte kush do ta digjte Parlamentin.

Politikën e kanë marrë si një lojë kush ia futi tjetrit, kush u pasuruar më shumë. Kjo nuk është politikë, nuk është shërbim, është infantilizëm për mendimin tim”, tha Lubonja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat